Pas arrestimit dhe problemeve shëndetësore që shfaqi në ato çaste, Shpëtim Gjika e ka kaluar natën në spital dhe aktualisht është nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha.
Mjekët kanë konfimuar se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar, por ai ende mbetet nën kontroll. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, e ka kaluar natën në reaminacion, pas problemeve shëndetësore që shfaqi dje pak orë pas arrestimit.
Kryebashkiaku i Vlorës u shoqërua mbrëmë në spital nën masa të rrepta sigurie. Mjekët thanë se Gjika kishte shfaqur dhimbje të forta në gjoks dhe tension të lartë.Gjika vazhdon të jetë i shtruar në reanimacionin e spitalit të Vlorës.















