• Latest
  • Trending
  • All

Gjermania: Rrugë me pengesa nga Rënia e Murit tek bashkimi

03/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjermania: Rrugë me pengesa nga Rënia e Murit tek bashkimi

03/10/2015
in Lajme

Një formulim jo i saktë për ligjin e ri të RDGJ-së për lirinë e udhëtimit çon në rënien e Murit të Berlinit. Gati një vit më vonë vuloset bashkimi i Gjermanisë. Stacionet deri më 3 tetor 1990 lexohen si roman policesk

“Deutsche Welle”

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

9 Nëntor: Pak orë pas fjalëve të famshme të Schabowskit( “…sipas dijenisë sime….kjo është tani, pa vonesë.”), grupe të tëra njerëzish duan të kalojnë në anën perëndimore të Berlinit. Miliona njerëz u vunë në lëvizje në ditët e para të lirisë së re.

Në një kohë që anëtari i byrosë politike, Günter Schabowski e përmendi lirinë e udhëtimit vetëm rastësisht- dhe këtë jo të plotë. Testimi në praktikë vetëm pak orë më vonë erdhi nga berlinezët lindorë që detyrojnë hapjen e kalimeve në disa pika. Policët kufitarë të RDGJ-së tregohen të përmbajtur. Nuk dëgjohet asnjë e shtënë.

10 Nëntor: Një ditë më pas Eduard Shevarnaze, ministri i Jashtëm sovjetik deklaron se “ngjarjet në RDGJ” janë plotësist një çështje e udhëheqjes së re nën Egon Krenz.

Ai dëshiron “sukses të plotë”. Por për sukses as që nuk bëhet fjalë. Vetëm tri ditë më vonë deputetët e parlamentit të partive të Bllokut nuk e ndjekin më partinë e plotfuqishme deri më atëherë, SED (partia e bashkuar socialiste). Partia dërgon Hans Modrow kreun e SED-së në Drezden në garë, për të shpëtuar ç’mund të shpëtohet.

Katër ditë pas rënies së murit, parlamenti zgjedh Modrow si kryeministër, një kryeministër me post të humbur.

Në një kohë që në Bundestag debatohet hapur për bashkimin, në Laipcig dalin në rrugë gati një çerek milioni njerëz për të demonstruar me moton: “Gjermania -atdhe i bashkuar”. Ndërkohë që deklaratat e intelektualëve me emër si Christa Wolf dhe Stefan Heym, që kërkojnë ende më tej mëvetësinë për vendin, kalojnë pa u dëgjuar mirë:

Helmut Kohl merr iniciativën

28 Nëntor: Në tre javët e para pas rënies së murit shumë gjëra mund të mendoheshin, disa madje ishin të realizueshme. Por bashkimi ende shihet si hekur i nxehtë.

Në qarkullim është ideja e një konfederate; diskutohen ide për reformimin e rrugës socialiste të RDGJ-së. Ndërkohë kancelari Helmut Kohl kërkon një rrugë për të marrë përsipër drejtimin e opinionit. Në Bundestag ai paraqet më 28 nëntor “planin dhjetëpikësh” që bie si bombë.

Ministri i Jashtëm francez, Roland Dumas shprehet se gjermanët po tregojnë “një arrogancë në rritje”. Vërtet askush tjetër nuk u konsultua më parë. Ky dokument është një plan veprimi për bashkimin – por me një afat kohor pesë deri në dhjetë vjet. Ende qëllimi në këtë moment është konfederata.

3 Dhjetor: Gjermanolindorët vazhdojnë të dalin në rrugë. Byroja politike kapitullon, dhe komiteti qendror – të dy institucionet japin dorëheqjen, bashkë me Egon Krenz që ishte përpjekur të shpëtonte shtetin me kompromise ndaj lëvizjes qytetare.

Audioslideshow Helmut Kohl Bundeskanzler Kohl in DresdenHelmut Kohl në Drezden

Drezden: Toni i zgjedhur dhe fjalët e duhura

19 Dhjetor: Në këtë sfond dalja publike e kancelarit para rrënojave të kishës së Zonjës së Mirë në Drezden është një moment kulminant emocional, sidomos për ata që nuk donin më të dinin për reformat, por kërkonin bashkimin. Kohl gjen fjalët e tonin e duhur dhe prek zemrën e dhjetëra mijëra gjermanëve.

Ai bën fjalë për qëllimin e tij për bashkimin e vendit në paqe dhe liri. Bota e jashtme është e impresionuar, masa e entuziazmuar. Vetë Kohl përjetimin e tij në Drezden e quan më vonë si një nga momentet më prekëse të jetës së tij politike.

15 Janar 1990: Viti i ri nuk fillon i qetë. “Tryeza e rrumbullakët” ku marrin pjesë përfaqësues të sistemit të vjetër me drejtues të lëvizjes qytetare konfrontohet me monstrën Stasi:

Bëhet publike se ky institucion, mishërimi i një shteti policor ka pasur në dispozicion 85.000 punonjës zyrtarisht të punësuar, dhe 110.000 të tjerë si “punonjës jozyrtarë”. Ndërkohë disa zyra të Stasit në disa zona janë nën kontrollin e lëvizjes qytetare.

Por jo qendra e Stasit në rrugën Normannen në Berlin. Këtu në mënyrë të pakontrolluar po digjeshin provat për të pabërat e këtij institucioni. Në të njëjtën ditë ndërtesa u bllokua nga demonstruesit. Bashkë me ta edhe spiunë të Stasit që i orientonin njerëzit qëllimisht gabim.

Raste që nuk u zbardhën kurrë, por zënia e ndërtesës së Stasit ishte edhe ora e lindjes së autoritetit gjerman për dosjet e Stasit, ku deri më sot grumbullohen, vlerësohen dhe mund të shihen dosjet.

Deutschland erhält volle Souveränität zurück 2 plus 4 VertragGjermania merr sovranitetin e plotë: Marrëveshja “2+4”, 12 shtator në një hotel të Moskës. Ministri Jashtëm gjerman, Gensher dhe kryeministri i RDGJ-së, Lothar de Maziere

Zgjedhje të lira me përfundim surprizues

18 Mars: Popullsia e RDGJ-së ndodhet para një votimi historik, zgjedhjet e para të lira. Sidomos partitë perëndimore janë shumë prezente në fushatën zgjedhore

. Ish-kancelari gjerman Willy Brandt del në ture zgjedhore, Helmut Kohl po ashtu. Daljet e Kohlit në publik bashkojnë miliona njerëz, por ekspertët parashohin një fitore të socialdemokratëve.

Por rezultati i numërimit të votave më 18 mars në mbrëmje sjell sensacionin. Aleanca qytetare e Kohlit fiton bindshëm, socialdemokratët dalin më pak të fuqishëm, partia pasuese e SED-së, PSD fiton vetëm 16% të votave.

18 Maj: Bashkimi duket si një punë e përfunduar, ekonomia e tregut do të futet edhe në Lindje. Në Bonn nënshkruhet një union ekonomik, valutor dhe social që hyn në fuqi më 1 korrik. Qytetarët e lindjes marrin marka perëndimore në dorë. Me këtë fillon edhe rendi i ri i ekonomisë gjermano-lindore.

Çështja e aleancës në NATO – pikë nevralgjike

15/16 Korrik: Në politikën e jashtme përkatësia në NATO e një Gjermanie të bashkuar është një sinjal alarmi për Moskën dhe pengesa më e vështirë për bashkimin.

Por kreu i shtetit sovjetik dhe kreu i partisë, Mihail Gorbatçov lëkundet. Kohl ka marrë ndërkohë mbështetjen amerikane të presidentit George Bush për një anëtarësim të të gjithë Gjermanisë.

Rëndësi të veçantë luan këtu samiti i NATO-s në Londër në fillim të korrikut. Ai përcakton një orientim të ri defensiv për NATO-n, një karrem për sovjetikët. Kështu Helmut Kohl në një vizitë private, por historike me Gorbatçovin në vendlindjen e tij në Kaukaz arrin të marrë bekimin rus për anëtarësinë në NATO të Gjermanisë së bashkuar.

23/24 Gusht: Procesi i bashkimit merr udhë. Deputetët e parlamentit të RDGJ-së vendosin më 23 gusht për aderimin në Republikën Federale.

Si datë vendoset 3 tetori, një datë e koordinuar me qeverinë e Bonnit. Kreu i PDS, Gregor Gysi merr vetëm të tallura kur komenton se parlamenti vendosi as më shumë e as më pak por “fundin e Republikës Demokratike Gjermane”. Një ditë më vonë me ligj vendoset ndalimi i shkatërrimit të milionave dokumenteve të Stasit.

Bildergalerie GorbatschowGorbatçovi jep kontribut pozitiv për bashkimin e Gjermanisë

Pengesat e fundit para bashkimit

12 Shtator: Në fund bëhet fjalë për para. Qeveria e Bonnit i ofron Bashkimit Sovjetik 12 miliardë marka gjermane si kompensim për shpenzimet e tërheqjes së Ushtrisë së Kuqe nga Gjermania lindore.

Shumë pak, mendon Gorbatçovi. Kohl në fillim kundërshton, por ofron më pas edhe 3 miliardë marka të tjera, si kredi pa normë interesi. Me këtë hapet rruga për nënshkrimin e marrëveshjes “2+4”. Ministrat e Jashtëm vulosin më 12 shtator në Moskë një kapitull historik.

Dita e parë e një Gjermanie të bashkuar

2/3 Tetor: Disa e madhe e bashkimit ofron njëherësh disa uvertura. Në Nju Jork ministrat e Jashtëm të fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore heqin dorë nga të gjitha të drejtat e posaçme që kishin pas kapitullimit të ushtrisë gjermane në vitin 1945. Pas kësaj tre komandantët e pjesës perëndimore të Berlinit deklarojnë dorëheqjen nga të drejtat e deriatëhershme.

Parlamenti lindor mblidhet për herë të fundit. Pak më parë RDGJ largohet nga Traktati i Varshavës. Në minutin 00:00 të 3 tetorit në Berlin ngrihet flamuri gjerman. Dy milionë vetë ndjekin evenimentin e bashkimit.

Previous Post

VUÇIÇ NUK DO TAKIME ME THAÇIN NË STADIUM!

Next Post

Çmimet e apartamenteve në Tiranë bien me 15%: Kohë për të blerë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Çmimet e apartamenteve në Tiranë bien me 15%: Kohë për të blerë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.