Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkërkuesve për muajin tetor.
Shqiptarët rezultojnë të dytët pas sirianëve për nga numri i kërkesave për azil gjatë këtij muaji, me 4680 persona. Vendin e parë të kësaj liste vazhdojnë ta mbajnë sirianët me 28482 kërkesa për azil.

Sa u takon shtetasve kosovarë, ata qëndrojnë në vend të dhjetë, me 753 kërkesa për azil gjatë këtij muaji.
Ndëkaq, kancelarja Angela Merkel tha se do të krijojë deri në pesë qendra të veçanta për azil-kërkuesit që mbërrijnë nga e gjithë Europa Lindore dhe LIndja e Mesme.
Demokristianët e zonjës Merkel dhe partnerët e vegjël të koalicionit, Social Demokratët, janë ‘grindur’ për disa javë mbi këtë çështje. Gjermania thotë se pret të marrë të paktën 800.000 azilkërkues këtë vit.
Më parë, Komisioni Evropian ka thënë se tre milionë emigrantë kishte të ngjarë të mbërrinin në Evropë deri në fund të vitit 2017.
Fluksi i madh i azilkërkuesve ka shkaktuar trazira politike në të gjithë BE-në me shtetet anëtare që mospajtohen për mënyrën e menaxhimit të krizës.















