• Latest
  • Trending
  • All

Gjergj Fishta: A jemi kund gjallë?

07/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gjergj Fishta: A jemi kund gjallë?

07/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi

Rubrika: Si shkruanin paraardhësit

A jemi kund gjallë?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Nga Gjergj Fishta

Botuar më 1918

I përmenduni filozof i Greqis s’vjetër Aristoteli e la të shkruese, se jeta asht në punë, si me thanë, se për me njoftë a ka a s’ka jetë ndoj send, duhet me vrojto pale a punon a s’punon aj gjësend; pse jetë pa punë s’ka.

Për në kjoftë, pra, se kjo fjalë nuk asht rrenë, sikurse edhe rrenë nuk asht, duhet me thanë se komi shqyptar nuk ka ma jetë; ase, mos shqyptarët s’lozin kund për s’gjallit, e për kom të vet s’e qesin një gur n’uj, por rrijn duj u përhapë e tuj njehë mizat nëpër tryeza të mejhaneve e të hijeve të hoteleve, a thue se po janë tuj pritë barkët me grun e tallamoq. Por barkët nuk janë e kallamboqi, pa punue, nuk del, kshtu qi do të jesin me gojë that. Në kto katër vjet shëmtimit na kemi pasë rasë me pa e me ndi shumë të kqija e të liga, pse ra lufta e ja qiti njerzimit të zezat për fushë. Kemi pa e ndi si egoizmi i ndyet mundet me lanë burrnin mas doret; kemi pa e ndisi njerz t’kalemit e dijet munden me shkelë besën e fen e dhanme me dorë m’be, e ndi e pa kemi si interesat e veçanta mundem me i dhanë krah gjas s’shtetit, qi asht lodhja e gjaku i popullit. Po prap kemi pa e ndi edhe punë të mira fort. Kshtu, fjala vjen, në kët luftë kemi mujtë me vu n’oroe nji atdhedashni të paskajshme ndër kome të gjytetnueme, e nji abnegacion ase nji mohim çdo intereset t’veçantë, të cillit s’i gjindet shoqi në histori. Njikta burra, qi sod rreziku i ka kapërthye në luftë me shoqishojnë nuk kjenë rritë malit e krepit, pa kmishë m’shtat e të dishruem per hae e per pije, por paten le ndër saraje, kjen rritë m’pupla e mbajtun me miradija ku kjenë ma të mira.

E pra kta njerz, që tash katër vjet, m’pishë të diellit tuj djegë si sarova, m’rribë të murranit, nër rreshme boret e akullit, të zhytun der m’brez ndër ballanxha të llogoreve, pa buk në bark, me nji breshen të trishtueshëm gjylesh e plumbesh mi krye e tuj e dijtë se grat e tyne, se fmija e tyne u rreshken prej ujet e prej mallit te shpija, kurr pa pasë pushim as natë as ditë, rrijn tuj luftue si luaj për liri e përparim të komeve të veta, e as s’e bajn kund mall se tokët u kanë metë pa punue, se shpijat u janë rrenue, dhent e dhit pre, e hupë me miljuj e miljuj gjaja e vet a e trashigueme prej të parve zotni ase e ftueme me djers të ballit të vet; me u zhdukë, të thuesh, para atdhedashnis s’tyne vetë atdhedashnija e Leonidhes. Punojnë si diva, si vigaj per kom e atdhe të vet, e komi e atdheu i tyne, sido qit ë marrin fund lufta, ka me jetue i lumnueshëm, pse në punë asht jeta e lumnija.

E po na shqyptarët shka kemi punue e vjeftë per koma e atdhe tonin, në kta katër vjet t’orvatunit të njerzimit? Kurrgja! Senegalezt, zezakët e ndoshta edhe Otentott në ket kohë shëmtimi po, por historjak, kan lujtë për s’gjallit e s’kan ndejë me duer m’n’ije e pa punë, veç shqyptari s’asht kenë i zoti me xjerrë nji marimangë prej birucet per kom e atdhe të vet, e asht diftue se s’ka kund vorr në shpatull. Me e pasë për të pvetë ndonji shqyptar, se ç’punë ka punue, se ç’të mirë i ka reshë kujë, ka me të thanë, po, se ja ka shitë serbit kokrrën e petllës dhetë grosh e se për nji rrotull buket të mykët ja ka hjekë der kmishen prej shtatit: se maxharit i ka dhanë esence ufllet, të shartuese me uj e me shpirto e me sheqer të djegun per ruhum Jamajka e se tedeskut i ka shitë kastraveca per bastan; por s’ke me gjetë, drue, nji qi, me dorë m’zemër, mund të thotë, se kshtu punova, se shtu psova per atdhe tem m’ekonomi, a në literatyrë, a në nji çdo send sado të vogël qi të kishte të perpjekun me jetë komtare tonën. M’kurrnji gjësend nuk e kemi diftue veten, se jemi të gjallë si shqyptarë e si nji kom, qi ka ndërgjegjen e individualitetit të vet mi shekull.

Me hi me e analizue punën edhe me nji optimizëm të shtyem ase tuj ja ba qefin vedit, drue se kishim me u vertetue qi, pose me ksula te thimta m’krye, m’kurrnji gjësend tjetër s’e kemi dishmue vedin para shekullit për shtyptarë. Kshtu qi, pose se prej veshet e gjuhët m’veti, sa per vepër tonë, të huejve as ndërmend s’kishte me u ra, se ka mi botë nji kom shqyptar m’vedi e qi ky ka kund ndoj qellim a ndoj aspiracjon si kom. E jo veçse të huajt s’e dijn se shka mundena me dashtë na si shqyptarë qi jena, por asht halli qi as vetë inteligjencja shqiptare, s’ka, drue, parasysh nji ide të kjarrtë mi kto aspiracjone e asnjë program permi mnyrë, me të cillen me i mbledhë tok e me i shti në punë fuqit e komit. E pra, pa pasë nji qëllim komtar të përgjithtë parasysh e pa i mledhë m’nja fuqit e komit, komi s’mund të jetojë. Njana nder arsye ma të parat, per të cillen nieri jeton në shoqni, asht kjo, qi nieri s’kishte për të mujtë me jetu mi shekull si nieri, po s’pat nimin e t’tjervet. Kur, pra, per me u mbajtë në jetë vetja e nji nierit të veçantë, lypet qi nieri t’i bashkojë fuqit e veta shpirtnore e fizike me fuqi të t’tjerve, sa ma fortnuk ka me u dashtë bashkimi i ktyne fuqive, per me u mbajtë vetja e nji komit mkamë?

E po ku janë fuqit tona? Kush asht qi rregullon me to?

Shpesh na vjen me ndi ke ndoj atdhetar shqyptar thotë, se skhtu u mblodhem, se kshtu shkuem, se ashtu punuem e se neper veper tonën ju suell komit kjo e mirë ase ajo tjetra. Na kandet me ndi kso fjalësh, pse kshtu disi na njallet shpresa në zemër, se ka nisë me hi në popull njifarë ndisijet për detyrë komtare; por e vërteta asht qi, me hi na e me i përshkrue nëpër mend kto kohët e mramae, ndër të cillat në Shqypni u vërtetuen shndërrime të mdha, gjejmë se kurrnji ase gati kurrnji kso punish e shndërrimesh, qi mujten në ndojfarë mnyret me kenë dobija e komit, nuk ndodhi pse na dojshim qit ë ndodhte kshtu në vend tonë. E pra nji komi të meçëm, t’organizuem e qi asht i zoti i punës rrallë se i ndodhë gja pahiri. Aty njifet, se nji popull asht i dejë me jetue si kom, kur aj vetë me mendë e me fuqi t’vet i krijonmndorjet e jetës e nuk pret qi t’i reshen prej t’tjerve, pse asht e vërtetë fjala qi thotë, se kali i huej të len m’baltë. Per n’e daçim pra nji Shqypni tamam Shqypni – nji Shqypni, pa bishta e pa gjalma nëpër kamë – duhet ma s’parit qi inteligjencja e Shqypnis t’organizohet, të studjojë aspiracjonet e komit, të mundohet nëpër mjete të ligjshme me bashkue fuqit komtare e atherë të ndërtojë nji program se si me i qitë në punë kto fuqi komtare, qi janë gjithmonë e gjithkund të rrebta, e tuj perke vepren me gjeje të kohve, të punojë me shpresë të gjallë për nji kohë qi do të vijë.

Nji pjesë e inteligjencës komtare, per me sugurue ekzistencën e vet të veçantë në kto kohë të vshtira, asht organizue e mbledhë tok në nji “Konsumverein”, kshtu t’organ-izohet e të mlidhet tok per mjete të gjallrimit të komit të Shqypnis.

Tags: edi rama
Previous Post

HISTORI/ 8 arsye pse kapitulloi Perandoria Romake

Next Post

Gazeta serbe Blic: Cili është Edi Rama i vërtetë? (Foto)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gazeta serbe Blic: Cili është Edi Rama i vërtetë? (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.