“Ne kemi parë lëvizje jashtë Mosulit. Kemi marrë indikacione se liderët kanë ikur. Por shumë luftëtarë të tyre ende qëndrojnë, pasi ata janë në gjendje të vdesin në vijë fronti, kështu që lufta do të vazhdojë”, tha Volesky.
Ai tha se operacionet e fundit anti-ISIS i treguan luftëtarëve të ISIS se e kanë të vështirë të shkojnë me larg se nga fortesat e tyre, kështu që e kanë të vështirë të largohen nga luftimet dhe janë të detyruar të luftojnë.
Sipas gjeneralit, pritet që shumë shpejt të çlirohet qyteti i Mosulit nga ISIS, edhe pse ai thotë se një gjë e tillë do të jetë tejet e vështirë.
Gjithashtu, ai tha se ka pasur një numër të madh të civilëve që janë larguar nga luftimet, por ka edhe nga ata që po qëndrojnë të fshehur duke rrezikuar jetën nga luftimet.
Megjithatë, organizata ndërkombëtarë “Save the Children” tha se të paktën 5,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga rajoni Mosulit të cilët janë strehuar në kampe të mbipopulluara të refugjatëve në Al-Hol përtej kufirit me Sirinë.
Qytetarët sirian thonë, se po jetojnë një jetë të vështirë duke parë gjithandej trupa të vrarë, por vuajnë edhe nga uria.
Mirëpo, ushtarët e ISIS nuk ndalen më kaq ata po vazhdojnë të përdorin civilët për tu mbrojtur, duke i maltretuar në mënyra të ndryshme.
























