• Latest
  • Trending
  • All

GJENEALOGJIA E HASAN PRISHTINËS

31/03/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

GJENEALOGJIA E HASAN PRISHTINËS

31/03/2016
in Histori

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Për prejardhjen dhe për Gjenealogjinë e Veprën e HASAN PRISHTINËS kam filluar të interesohem nga fundi i viteve të 60- ta të shekullit të 20-të, në të gjitha Arkivat shtetërore të Jugosllavisë, të Vjenës, të Tiranës e të Shkodrës.  E kam shënuar Kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës,në Shkup, Tiranë e në Shkodër. Dhe si në burime, ashtu edhe në Kujtesën historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore VELIU (VELIQI) të Polacit të DRENICËS. Gjurmëve të këtyre burimeve më 24 prill 1977,duke i pasur me vete pleqtë më në zë të Palacit shkova në “Varret e Katunit” te “Likeni”, ku janë të varrosur Barqet e fisit Berishë nga “Paganizmi”, të varrosur në drejtimin jug –lindje. Aty i hyra leximit të “Nishaneve”, dhe në vendin “Krye vorreve” afër një lisi shekullor e gjeta të vdekurin që ma diktonte Kujtesën historike, Katragjyshin dhe Pestagjyshin e Hasan Prishtinës. Për fatin e problemit që dallkaukët në fushë të historiografisë e bënë Çështje për marre të Zotit, u ruajt Blloku Nr. 5 i shënimeve të 24 prillit 1977. Në Gurin e Varrit shkruan: “El-mehrum vel- magfur Abdull-llah bin Ali, ruhiçyn elfatiha, sene 1213” që i përgjigjet vitit 1798. Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha del se e trashëgoi emrin e Gjyshit të vet -Ali Veliqit.  Sipas kujtesës historike të ndjekur me kujdes një familje nga Vëllazëria e Veliqëve shkoi në Mikushnicë (fshatë i afërm),e cila me kohë do të quhet Manxholl (nga turqishtja bijtë e MAN-it- ardhacak)  Gjyshi i Hasan Prishtinës, Haxhi Ali Berisha u shkëput nga Manxhollët e shkoi në qëndren e “Nahisë” në Vushtrri. Kujtesa historike në Palac e shënuar më 28 e më 29 qershor të vitit 1977 e saktëson pa asnjë dilemë se Rizah Manxholli i Mikushnicës Hasan Prishtinën, e ka një shokë (brez), më afër se sa Veliqët e Palacit. Sipas shumë gjasave, Ali Veliqi, Gyshi i Hasan Prishtinës shkoi në Vushtrri i pa martuar, pak vite pasi i kishte vdekur i ati Abdullahu (1798) Shikimi i fakteve me analizë shkencore tregon se sikur Aliu të kishte qenë i martuar do të ishte ruajtur kujtesa për të bijtë e Haxhi Aliut, si nipa të dikujt në Drenicë. Edhe për faktin se Ata u bënë alamet burra të rëndësisë pushtetore e kombëtare, e veçantë tre nipat e Haxhi Ali Berishës: Syleman Aga (pashë më 1898), Zejnullah Begu, Vuçiterrni e Hasan beg Prishtina, të cilët famën e arritën me mbështetje në lidhje gjaku me Drenicën e jo në lidhje krushqie. Këtu duhet të konstatojmëedhe faktin se së paku nga vitet e 90-ta të shekullit të 19-të pasardhësit e Haxhi Ali Veliqit në burimet konsullore serbe janë quajtur “Shishkoviç”, nga turqishtja “Shishko”( i trashë). Lexuesin tim kam nderin ta informoj saktësisht se: Nëna e Hasan Prishtinës, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit-Berishës ishte Vushtrriase e pikërisht: Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Z.Fahri Buçinca është quajtur edhe Salih). Realisht, Haxhi Ali Veliqi, e dimë nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem që kanë pasur trashëgimtarë. Të bijtë e Haxhi Ali Veliqit, kishin miqësi e krushqi: me Mulla Haxhi Zekën (Pejë), me Ali pashë Dragën(Mitrovicë) me Zia pashë Gjinollin (Prishtinë) me Sylejman pashë-Berishën-Prishtinën, me të bijtë e Emin Agës (Sllatinë e Moravës së Epërme), me Begollët e Pejës, me Shaban Pashën e Shkupit. Djali i madh i Haxhi Ali Veliqit, Mehmeti (nuk ishte i martuar me Drenicase), ishte haxhí me autoritet, në vitet e 70-ta të shekullit të 19-të pati pushtet në Rrethin e Vushtrrisë ishte Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Vushtrri dhe përfaqësues i kësaj Dege në Komitetin Qendror të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i nënshkruar herë “Haxhiu” e here Haxhi Mehmet. Sipas kujtesës zymtë të ruajtur në Vushtrri i la djemtë: Sylejman Agën (i cili më 1898 mori gradën “pashë”, vdiq në Vushtrri më 1918), Abdurramanin dhe Jusufin (ishte pashë proturkë jetoi e vdiq në Stambol) dhe Nefisën e martuar në Vushtrri për haxhi Hysen haxhi Aliun). As djali I Dytë i Haxhi Ali Veliqit, Mahmuti (nuk ishte i martuar me Drenicase) ,ishte kontraktorë në projektin të hekurudhës Mitrovicë-Shkup-Selanik, e përfunduar më 1873 Mahmuti e la Zejnullah beg Vuçitërnën,( ishte rreth shtatë vjet para: Hasan Prishtinës), e mbështetja kryesore e Hasanit, lidhja e parë e Tij me vendlindjen stërgjyshore, Drenicën. Djali i tretë i Haxhi Ali Veliqit, Ahmeti,(1848- 1919), ishte intelektual, ekonomist. Nga vitet e ’60-ta të shekullit XIX e gjejmë furnizues të garnizonit të Selanikut. Ahmeti Haxhi Ali Veliqit, tashti e di se i pati tre djem: Hasanin dhe Ymerin dhe Jakupin (e evidencojmë për të parën herë). Këtu vlen të shtrohet edhe një pyetje kruciale: Sikur Haxhi Ali Veliqi – Berisha të kishte ardhur në Vushtrri më 1871, siç është futur në historiografi, si një katundar, që mund ta fliste vetëm shqipen, si të gjithë drenicasit, a do të mund të arrinte ti shkollonte djemtë,të lidhte miqësi (krushqi) me haxhinjë “sheherli”, me bejlerë, e me pashallarë. E të bijtë e një katundari a do të arrinin pozitat shoqërore,ekonomike e pushtetore që i kishin së paku nga fillimi i viteve të 70-ta të shekullit të 19-të!!?? Të ndjekim gjenealogjinë e brezit të Hasan Prishtinës e tutje: Sylejman ,pasha e la: Ibrahim begun, e Ky i la: Besimen,Xhemilen, e Minirën.  Abdurraman beu e la Sabit begun, e Ky: Abdurramanin, Masharin e Isanin.Zejnullah beg Vuçitërna i la: Qemajlin,Ismetin,Abullahun,BesiminShykrijen, e Nazirën. Qemajl Zejnullah beg Vuçitërna e la Muazezen.  Ismet beg Zejnullah beg Vuçitërna, (vdiq më1977, në moshën 75 vjeç). Ismeti, i la: Abullahun, Besimin,Shukrije, Naziren,e Hakanin (i lindur më 2 dhjetor 1930 në Vushtrri), jeton në Mitrovicë me mbiemrin Berisha Të bijtë e Ahmet Haxhi Ali Veliqit- Berishës, Hasani, Ymeri e Jakupi  Hasani ishte i martuar me Ikballën (çerkeze),nuk patën Fëmijë,ndaj thuhet se e birësuan një vajzë, shkodrane e quajtur Sadaka, por e cila nuk pati fat të rritej në prehrin e Hasan Prishtinës.  Ymer beg Ahmeti Haxhi Ali Veliqit Berisha, e la vajzën Allma (vdiq në Tiranë në durtë e Behixhës,motra e Iljaz Agushit,në vitet e 80-ta të shekullit të 20-të. Më 1 maj 1993 në ”Varre të Sharrës” , së bashku me Ali Agushin, mbi Varrin,e Allmës, e vendosëm një “Dorë Lula”     Për Jakup beg Ahmet Haxhi Ali Berishën, nuk kam të dhëna, se a ishte i martuar. Këtu për hir të realitetit shkencor duhet të konstatojmë: Para se të botohej Libri “Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare e Demokratike Shqiptare 1908-1933,Prishtinë, 1990,ka qenë njëdorëshkrim- “gjenealogjia e Mehmet Ali Beut”. Këtë gjenealogji e hartuar nga Izet Pertef Badivuku(i lindur në Vushtrri në vitin 1931), nip i Besime Ibrahim beg Syleman pashës .Këtë “gjenealogji e ka plotësuar, hartuar, vushtrriasi Dilshat Bytyqi,stërnip i Nefise Haxhi Mehmet Haxhi Aliut. Këtë dorëshkrim e kam prej datës 24 dhjetor 2011. Në këtë dorëshkrim nuk thuhet se Mehmeti ishte Haxhi as përmendet fama e tij. Madje Ahmeti i ati i Hasan Prishtinës tregohet si biri i “Mehmet Ali Beut, e Nefise Haxhi Mehmeti tregohet si “Halla e Hasan Prishtinës”. Se nuk ishte Halla e Hasan Prishtinës”, e vëtetojmë me dokumentin që pason:    Në dorëshkrim gjenealogjia e Mehmet Ali Beut” nuk është emri i Nënës së Hasan Prishtinës, aty e kemi emrin e të vëllait të tij Jakupit dhe emrat e vajzave, të Derës së Haxhi Ali Velqit-Bershësi.

Previous Post

Maqedoni/ Ja ministrat dhe zv/ministrat që BDI tërhoqi nga qeveria

Next Post

Hafizi: Votimin për Statutin e PS-së do ta kishte lakmi shoku Enver

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Hafizi: Votimin për Statutin e PS-së do ta kishte lakmi shoku Enver

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.