Prej rrethit të Fushë Kosovës e deri në hyrje të Prishtinës, vozitëse u duhen më shumë se 45 minuta për të arritur në destinacionin e tyre.
Situata e keqmenaxhuar dhe e keqstrukturuar nga kompania që po merret me këto ndërtime, ka bërë që veturat që vijnë nga Peja dhe nisën për Prishtinë të hasin në vështirësi lëvizjeje duke shkaktuar kaos mes tyre, raporton lajmi.net.
Ndërkohë, veturat që nisën nga Prishtina në drejtim të Pejës, e kanë më të lehtë qarkullimin.























