Renzi theksoi se rindërtimi i komunave dhe kthimi aty i gjallërisë së jetës, është prioritet i kabinetit të tij.
Tërmeti i fuqishëm ka tronditur komunat e Amatriçes, Akumolit dhe të tjerave përreth. Autoritetet italiane druhen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Operacioni për kërkimin e trupave nën rrënoja ende vazhdon. Zonat në Italinë Qendrore janë thuajse të paralizuara.























