Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri një bilanc të dëmeve që janë shkaktuar në shkolla. Ajo njoftoi edhe pezullimin e mësimit në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
“Në Durrës dhe Shijak mësimi mbetet i pezulluar deri ne 9 dhjetor. Në qarkun Tiranë dhe Lezhë mësimi i pezulluar deri në 5 dhjetor. Në të gjitha qarqet e tjera mësimi nis nesër normalisht.
Vendimi vlen edhe për shkollat private. Për çerdhet dhe kopshtet vendimi mbetet fleksibël në varësi të vendimit të Bashkive. Vendimi nuk përfshin mësuesit, të cilët do të jenë në punë”, deklaroi ministrja Shahini.
Shqip



















