Informacionet paraprake të Rojes Bregdetare të Marinës thonë se rreth orës 09.25 është konstatuar trupi i pajetë në pjesën veriore të ishullit, rreth 5-6 metra larg nga bregu i detit.
Bëhet e ditur se janë nisur shërbimet përkatëse për të nxjerrë trupin nga uji dhe për të bërë të mundur identifikimin e tij.





















