Mesditën e sotme punëtorët e pastrimit kanë gjetur një kufomë në landfillin e Sharrës.
Grupi hetimor është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë verifikimet e duhura.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se trupi është i dekompozuar.
Bëhet fjalë për një të ri rreth moshës 30 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.
















