Një femër është gjetur e mbytur në Durrës. Policia lokale ka bërë të ditur se, trupi i pajetë i gruas është gjetur rreth orës 17:15, në lagjen Nr. 13 Durrës, në drejtim me Pistën e Vogël.
“Në breg te detit është gjetur e mbytur një shtetase”, thanë burimet e policisë.
Me të marrë njoftimin në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu. Gruaja e gjetur është e paidentifikuar, rreth 40 vjeçe.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë gjetur shenja dhune. Është rreth 1. 60 cm e gjatë, me flokë ngjyrë të zeza të gjata rreth 20 cm dhe ezmere në fytyrë.
Ka të veshur një palë pantallona xhins, ngjyrë blu të errët; bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë të kuqe; në dorën e majtë ka një orë dore me zinxhir metalik dhe në gishtin e parafundit ka një unazë me një gurë rozë.
Personat që munden ta identifikojnë viktimën janë të të lutur të telefonojnë në numrin pa pagesë 129. Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.















