15-vjeçarja Izaura Kulla, e cila ishte larguar prej 24 orësh nga shtëpia pa adresë, që prej ditës së djeshme, është gjetur në Gjirokastër.
1 orë pasi familja e saj bëri publike zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, ajo është gjetur në Gjirokastër, ndërsa policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
15-vjeçarja u largua nga banesa e gjyshes së saj në Sarandë ku kishte ardhur nga Greqia për pushime së bashku me dy motrat e saj.
















