Fëmija i një çifti që u gjetën të vrarë në Teksas më shumë se 40 vite më parë është gjetur gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Baby Holly” Crouse, tani 42 vjeç, nuk u gjet me prindërit e saj në skenën e vrasjes së vitit 1981 dhe zhukja e saj ishte mister.
Çifti nuk u identifikua deri në vitin 2021. Në një konferencë shtypi zyrtarët në Teksas thanë se vajza e Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr, është mirë por çështjet mbeten të hapura. Sipas zyrtarëve për vrasjen e çiftit mund të jetë përgjegjës një kult fetar misterioz. Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr ishin zhvendosur nga Florida në Teksas pak kohë para se të gjendeshin të vrarë në pyll në Houston.
Ata u identifikuar vetëm vitin e kaluar me ndihmën e Identifiers International, National Center for Missing and Exploited Children si edhe policisë së Texas, Florida dhe Arizona. Ndërsa vajza e tyre Holly është gjetur pas 42 vitesh. Ajo jeton në Oklahoma dhe është nënë e 5 fëmijëve, ndërsa nuk janë zbuluar detaje të reja për të mbrojtur privatësinë e saj.
Crouse mësoi identitetin e saj kur policia i shkoi të martën në vendin e punës, në ditën që do ishte 63 vjetori i lindjes së prindërve të saj. Gjyshja e saj e konsideroi “një dhuratë ditëlindje nga parajsa”, thanë zyrtarët.
Sipas tyre, vajza u dërgua në një kishë në Arizona nga dy gra. Ata deklaruan se prindërit që rritën Holly nuk dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e rëndëve të saj.
“Dy gra që e identifikuan veten si anëtare të një grupi fetar nomad e dërguan Holly-n në kishë”, thanë zyrtarët. “Kishin veshur rroba të bardha dhe ishin zbathur”.



















