Në Vlorë janë gjetur në një ambient të jashtëm, të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha paundë, dollarë amerikanë, australianë, kanadezë si dhe euro.
Në Vorë, tek servisi i familjes Murataj, u gjet një kasafortë me një sasi eurosh e dollarësh.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj. Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.






















