Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, pasi 45-vjeçari Flamur Duci është gjetur i vdekur pranë lokalit të tij. Duci kishte shkuar të hapte lokalin në mëngjes dhe persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë qëlluar me thikë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe motra e tij e cila ka shpërthyer në lot kur ka marrë vesh lajmin tronditës.
Siç shihet dhe në video, ajo është duke qarë dhe disa persona e mbajnë nga krahët. “Kush e vrau?”, pyet ajo, ndërsa persona që e shoqërojnë i bëjnë thirrje të qetësohet dhe i thonë “nuk e ka vrarë askush”.
Flamur Duci u gjet mëngjesin e sotëm i vdekur pranë lokalit të tij. Ai kishte shenja në trup dhe dyshohet se është vrarë me thikë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka një pistë zyrtare të hetimeve.




















