Enti i Statistikave të Kosovës e ka publikuar Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës 2016.
Në këtë vjetarë, pos tjerash janë paraqitur të dhënat edhe për gjatësinë e kufirit të Kosovës. Gjatësia e vijës kufitare të Kosovës me shtetet fqinjë është 743.5 km .
Veçmas me Malin e Zi, sipas ASK-së, vija kufitare është e gjatë 78.0 km. Kjo gjatësi, është paraqitur në madhësi të njëjtë nga ana e ASK edhe në publikimet e vitit 2015 e 2014.
Me Shqipërinë është 116.3 km, me Maqedoninë 167.6 km dhe me Serbinë 381.6 km.






















