Ka shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë.
Një person ka vdekur mbrëmë, ndërsa tre të tjerë sot, në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Të gjitha viktimat kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK-së.
Trupat e pajetë të të vdekurve do të dërgohen për obduksion.
Të shtunën në Kosovë u shënua shifër rekorde e rasteve të reja me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 178 raste të reja pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 3.356. Të shtunën janë shëruar 50 pacientë, duke e çuar në 1874 numrin e të shëruarve. 1416 raste janë aktive