Shumë politikanë që kanë qenë në pozita të larta shtetërorë do t’u publikohet pasuria gjatë kohës së fushatës zgjedhore.
“Në muajin qershor publikohet deklarimi i pasurisë”, ka bërë të ditur Agjencia Kundër Korrupsionit.
Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik, para pak javëve e kanë deklaruar pasurinë e tyre komfor Ligjit për Deklarimin e pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë figuruar 4498 zyrtarë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre 4421 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë që në përqindje të saktë i bije 98.3 %.
“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë 47 zyrtar të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye dhe, 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, ka bërë të ditur AKK.























