Misajllovski gjatë përurimit të fillimit të riparimit të rrugës “Alija Avdoviç” në lagjen Hasanbeg të Shkupit, duke theksuar se gjithsej 10 milionë euro do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës në vendet e përfshira nga përmbytjet.
“Si Qeveri punuam me përkushtim që ti përmirësojmë të gjitha kushtet në rajonet e përmbytura dhe për atë kemi bërë disa hapë të mëdha. Para së gjithash, siguruam tre milionë euro shtesë drejtpërdrejt nga qeveria përmes Ndërmarrjes Publike ‘Rrugë shtetërore’ për përmirësimin e rrjetit rrugor, ndërsa njëherit e ndryshuam edhe Ligjin që të mundet Ndërmarrja publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ në mënyrë të drejtpërdrejt të përfshihet në ndërtimin e të gjitha rrugëve lokale në vendet e prekura nga përmbytjet”, tha Misajllovski, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski saktësoi se për rikonstruimin e rrugës “Alija Avdoviç” Qyteti i Shkupit ka ndarë tetë milionë denarë.
Me ato mjete, siç tha ai, do të riparohet rruga nga udhëkryqi te stacioni i fundit i autobusëve “45” deri te kanali në Hasanbeg në gjatësi prej 550 metrash. Kreu i Gazi Babës, Toni Trajkovski tha se për një kohë shumë të shkurtër infrastruktura rrugore në vendet e përfshira nga përmbytjet është kthyer në gjendjen e mëparshme ndërsa diku madje është përmirësuar.






















