Sipas njoftimit të policisë në lokalin e të arrestuarit në rrugën ‘Lekë Dukagjini’, Gjakovë janë gjetur katër aparate të llojit të panjohur të lojërave fati dhe bixhozi në mungesë dokumentacioni si dhe pa leje pune.
Lokali i është mbyllur ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .






















