Një i ri shqiptar është vrarë me një plumb në kokë mëngjesin e sotëm në Dortmund. Lajmi bëhet i ditur nga media vendase, sipas të cilës autor i këtij krimi dyshohet se është një gjahtar.
Viktima mësohet se është një 18-vjeçar shqiptar. “Bild” shkruan se adoleshenti kishte shkuar në banesën e të moshuarit gjerman për ta grabitur atë.
Ky i fundit ka qenë zgjuar dhe e ka qëlluar me pistoletë shqiptarin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit, ndërsa thuhet se i riu ishte i armatosur me sende të mprehta.
Media gjermane shkruan se ka pasur edhe një konflikt fizik mes të moshuarit dhe adoleshentit shqiptar, ndërsa gjahtari më pas ka marrë pistoletën e ka qëlloi për vdekje.
Policia beson se 63-vjeçari gjerman nuk ka vepruar i vetëm, por ka pasur bashkëpunëtorë, cilët janë duke u kërkuar. Deri më tani policia nuk e ka besuar versionin e dhënë nga i moshuari gjerman.
Policia thotë se në këtë rast është tejkaluar vetëmbrojtja. Mësohet se 18-vjeçari shqiptar jetonte prej 1 viti në Gjermani dhe është azilkërkues.















