Deputeti i Partisë së Drejtësisë, që bëri koalicion parazgjedhor me PDK-në, duke komentuar situatën në Gazë, ka bërë thirrje që të bojkotohen pijet joalkoolike amerikane.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos pinë Coca Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes, sepse sipas tij, “këto produkte janë të atij regjimi që po vret dhe masakron popullin palestinez”.
“Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.














