Udhëtimi i tij të bën të mendosh për atë shprehjen e urtë popullore “Kush guxon, fiton”, por kush guxoi vallë?
Një djalë 15 vjeçar, Eugert Hoxha (shkurt Gerti), i cili ndiqte studimet si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, por ne ndryshim nga shumica e shoqërisë se tij, ne pasditen e lirë ndiqte ore mësimi në gjuhen angleze, një gjuhë që në atë kohë nuk e kishte menduar se do t’i ndryshonte komplet të ardhmen e tij.
U lind në Vorë, një qytet te vogël te Shqipërisë dhe kujton linjën urbane me të cilën i duhej te udhëtonte për të ndjekur studimet. Pas katër vitesh Gerti ishte një nga më të mirë të grupit. Kjo do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme dhe sakrificat e mëdha të familjes se tij. Pasi flasim për ato vitet e mbrapshta te Shqipërisë, ku as mund të imagjinohej që do të arrinte të merrte një përgjigje pozitive nga ambasada angleze, për të nisur një udhëtim, pra për te fluturuar për studime në Angli, ku ende vazhdon kjo histori. Por ndodhi.
Ai ndoqi shkollën e mesme ne vitin 2000 ne një shkollë, jo shumë cilësore në Kent, por kjo nuk e ndaloi Gertin të gjente forcën dhe të marrë të mirat që kjo botë e panjohur po i ofronte. Ai arriti të dalë me rezultatet më të larta të asaj shkolle dhe emri i tij jo pak u përmend dhe në gazetat e bashkisë ku po jetonte.
Studenti Gerti Hoxha jo rastësisht u ftua për të vazhduar shkollën e mesme në “Harvey Grammar School” një ndër shkollat më të mira para-universitare në Mbretërinë e Bashkuar. Studimet e larta, pati fat t’i ndiqte në atë degë që dinte të lexonte më mire në “International Bussiness Studies” tek “University of Hertfordshire”.
Bota e Financës po e thërriste. Shumë shpejt Gerti filloi të punonte në një zone në Londër që quhet “The City” dhe është epiqendra e investimeve në botë duke tejkaluar dhe “Wall Street”. Mbas katër vitesh experiencë ai hodhi një hap gjigandtesk kur u kërkua nga një institucion financiar i përqendruar në menaxhim asetesh dhe i bazuar zonën “Mayfair”, aty ku ndodhen zyrat më të lashta financiare të Londrës.
Pozicioni tij si “Drejtor i Zhvillimit të Biznesit për Menaxhim Asetesh” ishte mjaft i vështire por me insitim dhe përqendrim mund të arrihet shumë lart.
Ky institucion menaxhonte rreth 2 Billion Sterlina, në MAYFAIR. Kjo duket si një shifër marramendëse, por Gerti shpjegon se në botën e investimeve ky institucion ishte ende në fazat fillestare. Në jetën e përditshme, Gerti investon asetet financiare të familjeve më të vjetra në Evropë.
Në memorien e Gertit 2008 ishte ndoshta viti më i vështirë të punoje në sektorin financiar, pasi ky vit përkon me krizën botërore, por ai ishte i fokusuar të jepte më të mirën nga vetja dhe te arrinte sukses.
Një adoleshent që jetonte në Vorë, as që e kishte idenë se ku ndodhej Mayfair. Tani mbas shumë vitesh në një botë plot mundësi pafund, ai është pjesë e këshilltarëve për investitorë që disponojnë miliona sterlina.
Gjatë bisedës ndonjëherë përhumbem dhe dua të gjej sekretin e suksesit të një djali shqiptar, në një vend të huaj, larg dashurisë familjare dhe larg atdheut të tij, ai buzëqesh dhe sikur më lexon mendimin: ka vetëm një sekret, që mban emrin “këmbëngulja”.
“Jam gjithmonë këmbëngulës të arrij aty ku dua dhe kur dëshira për sukses bëhet kaq e madhe, pikërisht atëherë merr frytet e kaq shumë viteve përkushtim e pasion, pasi unë e dua botën e financës dhe të investimeve”.
Gerti vendosi të formonte “Hoxha Investments” për të ndihmuar investitorët anglezë të kryejnë investime direkte ne Shqipëri, duke përfshirë investime në infrastrukturë, energji, dhe “Real Estate” e thënë ndryshe në pasuri te patundshme. Ky institucion ka edhe një funksion dytësor, ku investitorët shqiptarë mund të investojnë ne instrumente perëndimore.
Gerti mendon të hap portat e duhura nëpërmjet “Hoxha Investments” për të zhvilluar biznesin e mirëfilltë të investimeve në Shqipëri.
Kur bëhet fjalë për pyetje me nota patriotike sikurse pak delikate, si ajo se çfarë është atdheu për të, Gerti shprehet se “Atdheu është një oportunitet, që për të ka parimin o sot o kurrë. Padyshim,- vazhdon ai,- që atdheu gjithashtu është vendlindja dhe origjina që më krenon.
Gerti jep një mesazh domethënës për shqiptarët e Britanisë së Madhe kur thotë:
“Jemi në prag të brezit të dytë Shqiptar në Britani dhe do ishte mirë te mos harronim gjuhën dhe vlerat shqiptare, të besnikërisë, përkushtimit dhe bujarisë që na karakterizojnë”.
Ai shpreh dhe një sugjerim ndaj komunitetit, duke shtuar -“do të ishte më mirë të ishim tolerant ndaj njëri-tjetrit, më invovativ në biznes, si dhe me fushëpamje më afatgjatë për sa i përket pasurisë dhe suksesit”.















