• Latest
  • Trending
  • All

Gentile Bellini, Shqiptarët dhe portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut

30/11/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gentile Bellini, Shqiptarët dhe portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut

30/11/2017
in Aktualitet, Opinion

Epidamn Zeqo

Disa vite më pare, gjatë një vizite në Muzeun Rijks në Amsterdam, pashë dhe botova ciklin e pikturave të Shqiptarëve të shekullit të shtatëmbëdhjetë nga Jean Baptiste Vanmour, të cilat ishin të panjohura. (http://www.gazetadita.al/piktura-me-motive-shqiptare-te-artistit-vanmour-ne-fillim-te-shek-xviii/) E njejta gjë më ndodhi edhe para dy vitesh, kur isha në Bruksel në Qendrën për Artet e Bukura (BOZAR) – kryeqytetin e BE-së dhe të botës së arteve, me praninë e artistëve shumë të njohur si René Magritte ose të arkitektëve të jashtëzakonshëm si Victor Horta.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por këtë herë nuk ishte rastësi.  Me shumë interes shkova për të parë ekspozitën “Bota e Sulltanit – Orientin Osman në Artin e Rilindjes.” (1)  Dhe siç kisha shpresuar, pashë aty dy vepra arti nga një artist i Rilindjes Italiane, të cilat paraqesin Shqiptarët e shekullit të pesëmbëdhjetë dhe që fatkeqësisht janë të panjohura në Shqipëri.  Natyrisht që u ngazëlleva kur pashë se vinin nga pena e Gentile Bellini-t (fig.1), artist i madh Venecian (1429-1507).

Në mesin e shekullit të pesëmbëdhjetë suksesi i Bellini-t dukej i pandalshëm.   Në vitin 1466 ai bëri dekorime dhe afreske në Shkollën e Madhe të San Marco-s, në 1469 u caktua të përjetësonte Perandorin Frederik III dhe në vitin 1496 pikturoi “Procesionin në Sheshin e Shën Mark-ut”.  Është i mrekullueshëm fakti që i njëjti piktor gjithashtu paraqet në veprat e tij të artit edhe imazhet e Shqiptarëve të thjeshtë, në epokën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Kjo gjë menjëherë na bën të mendojmë në se ai ka bërë edhe portretin original të Skënderbeut?  Provat rrethanore që unë do të paraqes më poshtë, tregojnë se është më se e imagjinueshme, se Bellini me të vërtetë e ka skicuar portretin e Skënderbeut, ndoshta në vitin 1466, kur heroi ynë kombëtar ishte në Venecia.  Por, dëshmitë mbeten të paplota, kështu që nevojiten iniciativa kërkimore shkencore publike dhe private për t’i dhënë një përgjigje përfundimtare këtij miti disa shekullor.

Gentili Bellini udhëtoi për në Konstandinopojën e atë hershme, ose Stambollin e sotëm, gjatë viteve 1479-1480, duke kaluar nëpërmjet Durrësit, qytet-portit të Shqipërisë, në shtator të vitit 1479.  Cila ishte arsyeja për udhëtimin e tij në Stamboll?  Me interes të madh për të legjitimuar veten në mesin e mbretërive Europianë, Sulltan Mehmedi II dërgoi një diplomat hebre në Venecia për të gjetur “një piktor të mirë” (“un buon pittore”) që të sillej në Stamboll.

Kjo daton vetëm njëzet e pesë vjet pas rënies së Perandorisë Bizantine.  Në atë kohë, Republika Veneciane dhjetëshekullore, ende kishte interesa tregëtare në zonat që po gëlltiteshin nga Osmanët, sidomos përgjatë bregut lindor të Adriatikut.  Më 25 nëntor 1480, në Stamboll, Bellini pikturon një nga portretet më të famshme të tij, atë të Sulltan Mehmedi II.  Pronari i fundit i këtij portreti ishte Sir A.H. Layard.  Në vitin 1917, e veja e tij ja dhuroi, këtë portret epic, Galerisë Kombëtare në Londër. (2)

Gjatë këtij udhëtimi, që ishte i rëndësishëm për Bellinin (dhe Shqiptarët), ai gjithashtu bëri shtatë vizatime të dy burrave Shqiptarë, që do të analizohen më poshtë, një grua greke, një turk, një Janisar të ulur dhe dy pjesë të tjera të panjohura.  Më vonë, Sulltan Bajazid II, i cili ishte armiqësor ndaj pikturave fetare dhe etnike, përzuri Bellinin nga Stambolli.  Më qëllon shpesh të vizitoj Galerinë Kombëtare në Londër dhe, kur shoh  pikturën e Mehmedi II të Bellinit (Fig.2), pyes gjithnjë vehten nëse ai gjithashtu e ka përjetësuar dhe Skënderbeun?

FIG 2 Gentile Bellini, Portreti of Mehmedi II, 1480.

 

Pasi pashë ekspozitën “Bota e Sulltanit”, në Bruksel, bleva librin e botuar nga BOZAR.  Në faqen 162, të këtij libri, kishte të njëjtin vizatim që pashë une, bërë me majën e lapsit të Bellinit (Fig.3). Ky vizatim tregon një njeri krenar me një shënim “i ashtuquajturi Shqiptari” (i përshkruar gjithashtu si “Arnavut” – turqisht për Shqiptarët).  Ai ka një fytyrë inteligjente, mustaqe të mëdha, por jo mjekër, dhe një kapuç të thjeshtë mbi kokën e tij.  Dora e majtë është brenda xhepit, fustanella është e gjatë dhe e thjeshtë e stilit tradicional Shqiptar, i shoqëruar nga një mantel të mbështjellur mbi shpatullat e tij.  Ky vizatim i jashtëzakonshëm, i bërë në vitin 1479-1480, është i pari i këtij lloji në të gjithë historinë e arteve të bukura Europiane dhe të Rilindjes, që portretizon një Shqiptar të thjeshtë.

 

 

Fig 3 Gentile Bellini, Portreti Shqiptarit, 1479, 25.7×18 cm, inv, nr, 3956 Stadel Museum in Frankfurt am Main

Ekziston edhe një tjetër vizatim që paraqet një njeri të kthyer në të majtë (Fig. 4), i cila ka një kapuç të ngjashëm me një qeleshe, me këpucë të gjata dhe pa opinga në majat e tyre.  Dora e majtë është e lirë kurse dora e djathtë është e vendosur në brez.  Fytyra e tij duket e dobët dhe ka mustaqe të holla (gjithashtu pa mjekër).  Është e qartë se personi i dytë është gjithashtu një figurë Shqiptare, që ka të veshur të njëjtëm kostum dhe mantel me butona.

 

 

 

 

 

Fig 4  Gentile Bellini, Shqiptari, 1479, 25.8×18 cm, inv, nr, 3957 Stadel Museum in Frankfurt am Main

 

Pse Bellini vizatoi këta burra të thjeshtë Shqiptarë?

 

Shumë qytete italiane, veçanërisht Venecia, tërhoqën komunitete Shqiptare, Armene, Greke, etj., që ikën nga trojet e tyre për shkak të pushtimit Osman.  Për më tepër, i vetmi kërcënim i vazhdueshëm ndaj zgjerimit Osman në Ballkan, nga viti 1448 ishte Mbreti i Shqiptarve dhe Epirit, Skënderbeu, i cili ruajti pavarësinë e Shqipërisë deri në vitin 1468, kur ai vdiq.  Kjo ishte arësyeja që Skënderbeu u bë i njohur si një udhëheqës shume  i famshëm në atë kohë (edhe sot mbetet Shqiptari, për të cilin janë shkruar më shumë libra dhe studime).

 

Pavarësia e shkurtër u shua brutalisht në vitin 1479, me rrethimin e dytë të Shkodrës, të cilin Sulltan Mehmed II e udhëhoqi personalisht.  Sigurisht, autori i portretit të famshëm të Sulltanit duhet të ketë qenë i vetëdijshëm për luftën për liri të Shqiptarëve kundër Osmanëve.  Ndoshta ai kërkoi të përjetësonte eksperiencën e tij shqiptare dhe të paraqiste imazhin e Shqiptarëve në epokën e madhe të Skënderbeut, si njerëz të matur, reflektuese dhe madje edhe të shquar. (3)

 

***

Ekzistojnë tri gjetje kryesore që mbështesin idenë që Bellini në të vërtetë ka bërë portretin e Skënderbeun.

 

Një erudit i madh Shqiptar, Faik Konica, ishte i pari që u interesua seriozisht për këtë temë, kur në vitin 1901 botoi artikulli: “A ka një portret autentik të Skënderbeut?” (4). Konica shkruan se në Muzeun Perandorak në Vjenë ka një koleksion të portreteve historike të mbledhura nga Archduke Ferdinand i Tirolit, nga viti 1578 deri më 1595, ku përfshiheshin dy portrete të Skënderbeut.

 

Në vëllimin e nëntëmbëdhjetë të Vjetarëve e Koleksioneve të Familjes Perandorake thuhet se “një portret është krijuar në një model të bërë nga Gentile Bellini, në vitin 1466, kur Skënderbeu kishte shkuar në Venecia”.  Skënderbeu udhëtoi përreth Italisë, duke përfshirë edhe Venecia-n, ndërmjet viteve 1461-1466, prandaj me shumë mundësi Bellini me të vërtetë e bëri portretin e heroit kombëtar Shqiptar.

Fig 5 Bernardinus Venetus de Vitalibu, Skënderbeu

Ka një shënim tjetër, në të njëjtën koleksion, për një grafikë të Skënderbeut të bërë në vitin 1500 nga botuesi me origjinë Shqiptare, Bernardinus Venetus de Vitalibus “i cili u frymëzua nga skicat e bëra nga piktori Gentile Bellini” (Fig.5).  Kjo grafikë përfaqëson Skënderbeun në profil, të kthyer në të djathtë, me një mjekër të gjatë, të veshur me një rrobë me gëzof italian.

Grafika është botuar në librin e Marin Barletit dhe konsiderohet nga shumë studiues si portreti më autentik i heroit.  Autenticiteti i tij bazohet në faktin se kjo grafikë autentike është marrë nga një skicë më e hershme – Bernardini nuk bëri një portret imagjinar dhe virtual.

 

Në studimin e saj të vitit 1967, studiuesja e mirënjohur Dhorka Dhamo deklaroi me bindje se “rezultatet tregojnë se portreti i ngjyrave bazohet në vizatimet e bëra direkt nga piktori Gentile Bellini, gjatë kohës kur Skënderbeu ishte në Itali.  Ajo është e vendosur në Galerinë Uffizzi të Firenzes “(6).  Por një vit më vonë, Vincens Malaj përjashtoi lidhjen e Bellini-t duke përfunduar se portreti duhet të ishte pikturuar nga artistë italianë, kur Skëderbeu ishte në Romë dhe Napoli (5).  Por Malaj nuk e citon artikullin e Konicës dhe nuk i referohet shënimeve që përmendin Bellinin si autor.

 

Origjina e portretit të Skënderbeut në Firenze vjen nga koleksioni i Paolo Giovio (1483-1552), humanist, mjek, historian, i cili gjithashtu ka shkruar një biografi të Skënderbeut. Paolo Giovio mblodhi shumë vepra të mjeshtërve të mëdhenj si Raffaello, Michelangelo, Vasari, madje edhe portretin e Sulltan Mehmedi II, të bërë nga Bellini.  Portreti është bërë nga artisti fiorentin Cristofano del’Altissimo, por që ka kopjuar një grafikë më të hershme (Fig 6).

Fig 6 Cristofano del’Altissimo, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

 

Studiuesi Ferid Hudhri shkruan gjithashtu për Gentile Bellini dhe ai përsërit tezën se Bellini e pikturoi Skënderbeun, në kohën kur heroi kombëtar Shqiptar vizitoi Italinë (7). Pse ka një pabarazi të tillë në debat?

Çështja e një analize rigoroze për të verifikuar autenticitetin e portretit mbetet e hapur, megjithatë, dëshmitë, sidomos rrethanore, tregojnë se Bellini e bëri portretin origjinal të Skënderbeut, që për fat të keq ka humbur.

 

Nëse shikojmë me kujdes grafikën e Skënderbeut në librin e Marin Barletit dhe atë që ndodhet në Galerinë Uffizzi, kanë një ngjashmëri të habitshme.  A është kjo rastësi? Me interes të mëtejshëm është një medalje bronzi e portretit të Skënderbeut e bërë nga artisti i njohur italian, Antonio Pisano, i ashtuquajtur Pisanello (Fig 7).  Ai gjithashtu bëri medalje me portretin e Sigismondo Malatesta, të Ferdinandit të Aragonit dhe Sulltan Mehmedi II.  Kjo medalje krijon kështu ngjashmërinë e tretë.

Të tre portretet vijnë së bashku në të njëjtën pikë, në të njejtin autor, që është Gentile Bellini.

Fig 7 Medalje bronzi Skënderbeu nga Pisanello.

 

Shënime

  1. Bota e Sulltanit – Orientit Otoman nëArtin e Rilindjes (Qendra për Artet e Bukura, Bruksel, 2015).
  2. Franz Babinger, Mehmed Pushtuesi dhe Koha e Tij (Princeton University Press, 1992).
  3. Duhet të theksoj gjithashtu një pasazh tjetër nga Bota e Sulltanit: “Disa nga vizatimet, duke përfshirë Shqiptarin mund të gjenden në afreske nga piktori Umbrian Pinturicchio (1454-1513), i cili mund t’i ketë marrë vizatimet në fjalë nga kunati i Bellini-t, Andrea Montegna (1431-1506), ndërsa ata punonin së bashku në Kazino del Belvedere nën Papa Innocent VIII (1484-1492) në Romë në vitin 1488. Prandaj, i ashtuquajturi Shqiptar në Frankfurt … Mund të shikohet në Disputa di Santa Caterina (1493-1494) në Sala dei Santi të Apartamenti Borgia në Vatikan. Aty, megjithatë, përfaqësimi real i vizatimit u hodh poshtë në favor të një efekt dekorativ më të këndshëm.  Kostume pjesërisht paraqesin pëlhura të modeluara, butonat në mantelin e shqiptarëve u zhvendosën në qendër dhe çizmet e tij u siguruan me lidhje. ” Kjo është shumë interesante dhe tregon se veshje dhe kostume Shqiptare janë të dallueshme, si dhe shumë ekzotike dhe të preferuara madje edhe në banesën e papëve në Vatikan.
  4. Faik Konica, “A ka një portret autentik të Skënderbeut,” Albanian Journal (Bruksel, 1901.)
  5. Vincens Malaj, Fakte Albanologjike, Vëllimi I, (Ulqin, 1999) 157-170.
  6. Dhorka Dhamo “Skënderbeu në Artet e Bukura”, Shqipëria e Re, nr. 11, (Tiranë, 1967) 26.
  7. Ferid Hudhri, “Shqiptarët në Artin Botëror”, Studimet Albanologjike, (Tiranë, 2012) 43.

 

Previous Post

Shkencëtarët zbuluan diçka të pabesueshme për varrin e Jezu Krishtit

Next Post

Huffington Post: Kosova, një thesar i njerëzimit në Ballkan

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Huffington Post: Kosova, një thesar i njerëzimit në Ballkan

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.