Ai ka shtuar se tash Kosovën e lirë e pret rruga drejt integrimit në familjen evropiane, e cila duhet bërë bashkë sikurse në kohën kur lëvizja ishte udhëhequr nga LDK-ja dhe vazhdoi me UÇK-në.
Postimi i Gecajt:
REFERENDUMI BAZE E PAVARESISE
Një çerek shekulli që nga referendumi i 26 shtatorit të vitit 1991. Atë ditë Kosova foli se çfarë dëshiron. Fjala e asaj ditë u ngrit në vullnet politik, në amanet për të gjithë. Një çerek shekulli mund, djersë e gjak për të sendërtuar vullnetin e popullit qartazi të shprehur në atë referendum. Mos të harrojmë kurrë ku ishim dhe çfarë rruge u deshtë të kalojmë të arrijmë deri këtu ku jemi sot. Të nderojmë sot gjithë ata aktivistë, luftëtarë, dëshmorë e martirë të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë Kosovën të lirë e të pavarur. Përpara kemi ende rrugëtim për të bërë, për tu inkuadruar plotësisht në familjen evropiane dhe botën demokratike si shtet i njohur në tërësi dhe i barabartë plotësisht me vendet tjera. Këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku, ashtu siç ishim gjatë lëvizjes më të lavdishme në historinë shqiptare të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova, e cila vazhdoj me luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. GEZUAR























