Gecaj në anën tjetër i është kundërpërgjigjur se reagimi i ashpër i kryetares së Gjakovës erdhi pasi i “dhembi e vërteta”.
“Shpesh në politikë qëllimi arrihet atëherë kur provokon reagimin e furishëm të kundërshtarit politik, e në rastin konkret unë paskam arritur ta nxjerrë nga “binarët” ideatoren e subjektit të ri “alternativ”, ka deklaruar Gecaj.
Ai arsyetohet duke thënë se në komentin e tij të parë nuk ka pasur asgjë personale, dhe se reagimi i tij ishte politik ndaj një rivali të ardhshëm të mundshëm.
“Ndërsa si vazhdimësi e lojës së sinonimeve, emrin tim unë deri më tani ja kam “dhuruar” dy kryeministrave (Rexhepi dhe Kosumi) dhe dy festave, ndërsa “mimoza” ka “lulëzuar” (politikisht) mu në kopshtin e njërit “Bajram”, ka shkruar ai.






















