Ai ka shtuar se kushtet që i rithekson Mustafa janë përcaktuar me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe janë përforcuar nga mospërmbushja e vazhdueshme e këtyre marrëveshjeve nga Serbia.
“Nëse këtë e ka harruar Gjuriqi, jam i sigurtë se kujtesën do t’ia rifreskojnë edhe në Bruksel. Tjetra, Gjuriqi e dëshmoj për të satën herë se nuk i njeh shqiptarët, prandaj ia kujtoj atij, dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët nuk i japin besë të pabesëve”, ka deklaruar Gecaj.
Postimi i tij i plotë:
NUK U JAPIN BESË TË PABESËVE
Hallit të drejtorit Gjuriq ja paska marrë mendja se e ka takatin ta akuzoj Kryeministrin Mustafa se po shpik kushte të reja për formimin e “Asociacionit…” dhe e ka akuzuar atë dhe gjithë politikanët tanë si njerëz që nuk e mbajnë besën. Së pari kushtet të cilat i rithekson Kryeministri Mustafa janë përcaktuar që me nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe janë përforcuar nga mospërmbushja e vazhdueshme dhe krejt e pa justifikueshme e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Nëse këtë e ka harruar Gjuriqi, jam i sigurtë se kujtesën do t’ia rifreskojnë edhe në Bruksel. Tjetra, Gjuriqi e dëshmoj për të satën herë se nuk i njeh shqiptarët, prandaj ia kujtoj atij, dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët nuk i japin besë të pabesëve.























