Gecaj ka thënë se shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë dhe as për të bërë krime e gjenocid siç ka bërë Serbia.
Ai ka thënë se bashkimi i shqiptarëve do të ndodhë Bashkimin Evropian.
Ky është shkrimi i plotë i Gecajt:
Ivica Daçiq: Shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa të flasin për Shqipërinë e madhe…
Nëse me guxim nënkuptoni luftë me popujt fqinjë Daçiq, atëherë po, shqiptarët nuk janë të interesuar as të vullnetshëm të ndjekin rrugën e luftës, krimeve e masakrave deri në kufijtë e gjenocidit, ashtu siç bëri Serbia në luftërat e fundit dhe jo vetëm. Shqiptarët, ashtu siç edhe kanë deklaruar politikanët tonë të përgjegjshëm, do të bashkohen në familjen evropiane, atje ku do të jenë një element i fuqishëm, i pashmangshëm dhe shumë i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale. Rruga e vetme për “Serbinë evropiane” do të jetë njohja sa më parë e këtij realiteti si dhe bashkëjetesa e bashkëpunimi konstruktiv ndër-fqinjësor.





















