Alket Zeqiri ishte arrestuar në muajin mars nga Policia e kosovës me dyshimin se më 24 shkurt në pikë të ditës ishte djegur vetura private e zëvendësministrit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj.
Sipas Policisë i dyshuari më 24 shkurt të këtij viti rreth orës 12:00, në rrugën “Sejdi Kryeziu” në Prishtinë, ka djegur një veturë e tipit Hyunday.
Gjithashtu më 24 shkurt në orët e vona të mbrëmjes është sulmuar me koktell Molotovi vetura familjare e Ministrit Memli Krasniqi e cila u dogj krejtësisht.






















