• Latest
  • Trending
  • All

Gazmend Krasniqi, nën lëkurën e Montales

13/07/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Gazmend Krasniqi, nën lëkurën e Montales

13/07/2015
in Kulture

Nga shkrimtarët e asaj kohe, vetëm Kadareja flet për ripunimin e veprës, kur shkruan se një ditë filloi ta ripunonte “Gjeneralin”, edhe pse, ndërkohë, ai libër qe botuar në Francë. Dua të them se, në pjesën më të madhe, letërsia qe mbërthyer nga amatorizmi dhe matej me kut jashtëletrar, një sëmundje nga e cila ende nuk është shëruar.

Do të doja të isha nën lëkurën e atyre poetëve që ia kanë kushtuar jetën e tyre ligjërimit: Malarmeja, Elioti, Montale, Kavafis, Rilke, Pesoa e poetë të tjerë të këtij lloji. Është bukur edhe t’i përmendësh! Por do të duhej një kohë e gjatë për të folur për ta.

 

E kujtoni kohën kur nisët të shkruanit poezi?

Lexon dhe ke nxitje që të shkruash vargje. Nuk e mbaj mend se si kanë qenë ato vargje. Sigurisht, mund ta marr me mend: punë fëmijësh, për të cilat nuk ia vlen të flitet. Ia vlen të kujtohet se ndoshta atëherë është zgjuar ai që quhet temperamenti artistik, i cili mbetet të zhvillohet, nëse je shënuar prej kësaj gjëje, por këtë mund të marrësh vesh kur nuk të bëjnë më as duart, as këmbët. Siç mund të mos e marrësh vesh asnjëherë.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Si ka qenë marrëdhënia juaj me të? Gjatë viteve si arrin të kuptosh që tashmë jeni poet?

As edhe një herë në jetën time nuk jam prezantuar diku: “Jam poet”, megjithëse kjo ka qenë gjëja për të cilën kam menduar dhe investuar më shumë gjatë jetës sime. Josif Brodski thotë se e përzunë nga Bashkimi Sovjetik me epitetin “parazit”, që ishte barabar me fjalën “poet”. Në perceptimin e përgjithshëm, në Shqipëri poeti është ai modeli që na kanë mësuar në shkollë: një patriot i madh, një mbartës i revoltës sociale dhe vetë poeti i realizmit socialist. Po të pyesësh njerëz në rrugë, do ta japin emra nga këto tri lloje shfaqjesh poetike. Meqë nuk e përmbush asnjërën, mbetet të pres ndonjë kohë që mund të ndërrojë perceptimi.

Por jo çdo gjë vjen nga jashtë: më të forta janë dyshimet që vijnë nga vetvetja, gjë që besoj do të më vinte nga çdolloj profesioni. Poezia si krijim nuk është shpjeguar asnjëherë, por të paktën ekziston iluzioni se mund të shpjegohet si shkencë. Kjo shpjegon faktin se, edhe pas një periudhe shumëvjeçare, përpiqem të mbaj në këmbë vetëm një numër shumë të vogël poezish, duke i rrotulluar nga të gjitha anët, edhe pse mbijeton iluzioni se poezia bëhet “fët e fët”, mjafton që disa njerëz të duartrokasin.

Që të kthehemi te pyetja: herë pa here zbulohet një marrëdhënie re, e cila të ndjell me iluzionin e fjalës “poet”.

Si shkohet drejt një forme të shkruari, ndikojnë modele? Cilët ishin për ju?

Për fëmijën, modelet vijnë nga shkolla. Si fëmijë, i takoj një brezi që në këtë drejtim shkolla është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme. Çalon gjithçka që ka prodhuar ajo epokë në raport me poezinë, prandaj modelet duheshin kërkuar gjetkë.

Por le t’ia nisim nga fillimi. Në të vërtetë, formimin e parë të mirëfilltë artistik e kam pasur si piktor, duke vazhduar studimet në shkollën e mesme artistike të Shkodrës. Në shkollë mësonim se si vizatohej objekti, se si vizatohej figura njerëzore, se si kompozoheshin, se si mund të dështoje herë pas here, apo se si mund të mbusheshe me dyshime pa fund, e shumë gjëra të tjera si “zanat”. Sa ishte e mundshme për kohën, tregohej se si ia kishin dalë mjeshtrit. Të gjitha këto, për të mësuar se nuk mund të hyje në art si amator, siç ndodhte aq shpesh në letërsi. Pedagogu Danish Jukniu më thoshte një herë se sa dëm bënin shkrimtarët në Lidhjen e atëhershme, sepse diskutonin si kompetentë për pikturën. Nga shkrimtarët e asaj kohe, vetëm Kadareja flet për ripunimin e veprës, kur shkruan se një ditë filloi ta ripunonte “Gjeneralin”, edhe pse, ndërkohë, ai libër qe botuar në Francë. Dua të them se, në pjesën më të madhe, letërsia qe mbërthyer nga amatorizmi dhe matej me kut jashtëletrar, një sëmundje nga e cila ende nuk është shëruar. Problemi nuk është prodhimi, çdo letërsi ka firot e veta, por kuti matës, që çorodit, duke “krijuar” kryevepra, në një letërsi ku gjërat po shkojnë keq e më keq. Kjo ndodh sot e gjithë ditën. Kanë filluar të jepen çmime nga çdo komunë dhe s’po e merr vesh i pari të dytin në proklamimin e vlerave.

Të kthehemi te modelet, se për këtë ishte pyetja. Nuk janë medoemos modele më të mira ato që të mësojnë se çfarë të bësh, sepse mund të jenë edhe më të rëndësishme ato modele që të mësojnë se çfarë nuk duhet të bësh. Unë gjykoj se një rast të jashtëzakonshëm për këtë e ofron poeti Frederik Rreshpja. Kur të pranohet ky gjykim nga shumë veta, poezia shqipe do të fillojë të kuptojë vetveten. Arshi Pipa ka hedhur një tezë: letërsia shqipe nuk e ka arritur “pjekurinë”, sepse gjithmonë është shkruar prej autorësh në moshë të re. Ndoshta ka ardhur koha të shikohet ajo tezë: Frederik Rreshpja e ngjiz veprën e vet poetike pas moshës 50-vjeçare, në kohën e një lirie poetike që me terma socialë e quajmë demokraci. Ai nuk ribotoi asgjë nga vepra që kishte shkruar në rininë e hershme.

Nëse do të donit të ishit një prej poetëve tanë të shqipes, cili do të ishte ai?

Do të doja të dija të realizoja ritmin poetik të Lekë Matrëngës, rimat e brendshme të Jul Varibobës dhe Fan Nolit, kërkimin e strukturës poemike të De Radës dhe të Martin Camajt, formën poetike të Ndre Mjedës dhe Lasgush Poradecit, vargun e lirë të Gaspër Palit dhe kumbimin muzikal të Ali Asllanit, kontemporanitetin e Migjenit, tingëllimin e idiomës shqipe të Azem Shkrelit dhe zhveshjen nga çdo gjë jo poetike të Frederik Rreshpjes.

E di se nuk mundem, si dhe nuk hyn medoemos në synimet e mia, por thjesht më vjen mirë që i kemi këto gjëra në shqip. Por modelet e kapërcejnë apo e zhvendosin njëri-tjetrin në kohë të ndryshme dhe më tepër se për një port, sipas meje, duhet folur për poetika: cilat janë poetikat e modernitetit shqiptar?Poezisë shqipe të modernitetit (shfaqur në dy – tri dekadat e para të shekullit XX, kur Shqipëria e pavarur përpiqej të bëhej një shtet modern) mund t’i veçohen dy poetika më me ndikim, dy pole që tërheqin shumë nga vetja:ajo e kultit të formës (arti i kënaqësisë estetike);ajo e kultit të moralit të ri shoqëror dhe veprimit në emër të tij (arti i revoltës).

Poetika e parë – arti është etern dhe nuk i shërben askujt – lidhet me krijimtarinë e Lasgush Poradecit (1899-1987), student dhe doktorant i Gratz-it (Austri).  Në këtë art, ku në plan të parë dalin mjetet, ndërsa burimi i poetikës duhet kërkuar te parnasistët francezë, shembulli shqiptar i formës mbetet jezuiti i kulturuar Ndre Mjeda (1866-1937). Ky “parnasisëm” shqiptar, përgjithësisht, ngrihej kundër patriotizmit të tejkaluar dhe folklorizmit, duke u karakterizuar nga stili aticist – i përmbledhur, lapidar, thelbësor. Azianizmi – tepri, paqartësi, tensionim – një botë që lejon të shndërrosh gjithçka në gjithçka, ku një ngjarje artistike nuk buron prej botës së natyrës, por prej botës së përfytyrimeve, do të shfaqet më vonë. Ai e gjen modelin tipik te ndonjë poemë e veçantë e poetit nga Kosova, Fahredin Gunga (1936-1997). Mirëpo, në periudhën kur lulëzonte socrealizmi, për të shkruar me këtë poetikë duhej të jetoje jashtë Shqipërisë, si Martin Camaj (1920-1993) në Gjermani, apo si Azem Shkreli (1938-1997) në Kosovë, pjesë e ish-Jugosllavisë, ku frynte ndonjë fllad i lehtë lirie.

Poetika e dytë – mbrojtja e njeriut nga ideologjia dhe institucionet e shtetit – lidhet me emrin e Migjenit, seminarist ortodoks i Manastirit (Bitola, ish-RJ e Maqedonisë). Kjo poetikë, ku mjetet nuk janë në plan të parë, por mbeten të rëndësishme, e si ekspresionizmi mund të akuzohet që më fort se një metodë mund të jetë një ndjenjë shpirtërore, nganjëherë bie në “Formulë logjike”, siç do të shkruante për Migjenin një bashkëkohës i tij (Qemal Draçini, 1922-1947). Aty rrinë më të spikaturit e kësaj periudhe gjatë periudhës së quajtur të Realizmit Socialist, si Ismail Kadare (1936) Fatos Arapi (1930) dhe Dritëro Agolli (1933), të cilët për të qëndruar brenda veçantisë së poetikës, thirrën në ndihmë alegorinë, duke bërë një lojë të dyfishtë, të varur nga leximi që mund t’i bëhej asaj, por zyrtarisht, në kohën e vet, u pa si një letërsi e funksionit.

Të dyja poetikat mund të adhurojnë të njëjtin poet, për shembull, Baudelaire-in (pranuar si shfaqja më e shquar e modernitetit perëndimor), por në pamje të ndryshme, të dyfishtë:

Të prirë nga forma (veçse duhet thënë se Poradeci nuk e qas errësirën simboliste);

Të prirë nga problematika (veçse Migjenin e tërheq pjesa ku i këndohet skamjes njerëzore).

Poetika e parë, në kohën e quajtur të Realizmit Socialist ishte një “tabelë qitjeje” dhe nuk mund të funksiononte, prandaj doli jashtë loje një poet si Lasgush Poradeci. Kjo periudhë impononte, me urdhër nga lart, elemente të poetikës së dytë, atë pjesë që mund të vihej në shërbim, prandaj në këtë kohë Migjeni ishte poeti më i dashur. Pas Luftës së Ftohtë (vitet ’90), tashti që Shqipëria qe pjesë e një historie më globale, apo e një kohe të profetizuar “pa histori”, iluzioni se poezia mund të shndërronte shoqërinë njerëzore nuk mund të kthehet më në pozicionin e dikurshëm. Ngaqë, me anë të përkthimeve të shumta, kërkohet të plotësohet sistemi letrar shqiptar, bie më shumë në sy poetika e parë: kërkimi i poezisë në gjendjen e vet. Poetika e dytë nuk arrin të imponohet vetë, edhe pse herë pas here ngre lart flamurin e migjenizmit (që ka lënë një emër të dashur për lexuesin), por më tepër duke i bërë jehonë pa argumente profesionale një nostalgjie, sepse është huazuar nga socrealizmi krijimi i listave me emra që vjen pa studime reale. Prandaj mund të flitet më shumë e më mirë për poetika, sesa për emra. Cilido qoftë produkti, ata kanë prekur hapjen maksimale.

Mirëpo eklektizmi stilistik i këtyre poetikave mbetet një çështje për zgjidhje: poetika e parë më tepër u përket studimeve, ndërsa poetika e dytë më tepër u përket lexuesve, të edukuar që të gjejnë tek arti mbështetje për problemet sociale. Për një poet duhen përthithur të dyja, për të dalë në një moment të ri. Sigurisht, ka diçka mes këtyre skajeve, por vetëm fatlumët mund ta lënë një emër diku.

Po nëse do të ishit nën lëkurën e një poeti të huaj, cili do të ishte ai?

Do të doja të isha nën lëkurën e atyre poetëve që ia kanë kushtuar jetën e tyre ligjërimit: Malarmeja, Elioti, Montale, Kavafis, Rilke, Pesoa e poetë të tjerë të këtij lloji. Është bukur edhe t’i përmendësh! Por do të duhej një kohë e gjatë për të folur për ta.

* Marrë nga revista letrare Saras

Post Views: 91
Previous Post

Arkitektja: Streha e Kryeministrisë, njësoj si shkatërrimi

Next Post

Shuhet Omar Sharif, luajti të famshmin “Doktor Zhivago”

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Shuhet Omar Sharif, luajti të famshmin “Doktor Zhivago”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.