“Trumpi shuplakë Serbisë”, ndërsa në artikull ka përmendur të gjitha argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Blic ka cituar sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, i cili ka thënë se Kosova e meriton ushtrinë. Ndërsa në të njëjtin artikull, Gazeta Blic ka cituar Nikky Haley, ambasadoren e SHBA-së në OKBV e cila ka thënë se Kosova e ka vendin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Gazeta tjetër, “Informer” në ballinën e saj ka nxjerr titullin: “Trumpi shqiptar?”, ndërsa në brendi të saj ka dhënë detaje të mbështetjes amerikane për Kosovën. Gazeta Kurir ka dalë në ballinën e saj me titullin “Ofensiva e Kosovës në Amerikë”, ndërsa gazeta “Danas” po ashtu i ka kushtuar një faqe të plotë takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Ditë më parë, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë se lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Kuvendit, po forcohet dhe siç ka thënë ai, kjo është gjë e keqe për Serbinë.




























