“Gurët e kufinit hiqen e vehen, Kosova ka me metë shqiptare”. Isa BOLETINI
Genc Drini
Gazetari Berat Buzhala përbën rastin e atij shqiptari që zëmrohet dy herë, zëmrohet me të drejtë kur argumentet i djegin duart, dhe me të pa drejtë kur “ua djeg duart” argumenteve. Në emisionin Zonë e Lirë dt. 4 nëntor argumentet i djegin duart dhe ndjehet i zhgënjyer nga konfuzioni politik i shqiptarëve në shekullin e kaluar, i zhgënjyer nga rrëmuja e drejtuesve të dy shteteve shqiptare të Shqipërisë dhe të Kosovës. Veçanërisht i zhgënjyer nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama që me kryeministrin e Serbisë Vuçiqin merr përsipër “të pajtojë” shqiptarët me serbët edhe pasi e pranon se “vetëm” për Kosovën nuk merren vesh! Po përse do pajtoheshin atëherë? Sipas Buzhalës nuk ka çfar të “pajtojë” Rama se gjysma e gjithë shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës janë ata që e kanë pësuar dhe bërë luftën, dhe i kthehet kryeministrit me një shkrim të renditur. Buzhala përmend me zëmrim gazetarin A.Bushati që nisi një ortek ngatresash në mes shqiptarëve kur e quajti futbollistin Milot Rashica “tradhëtar i mërzitur”. Shprehje për të cilën dhe ne mendojmë se gazetarit duhet ti jepet “medalje e klasit parë për “lëshimin pa argument të një irracional-provokimi” që i rrodhi së paku në një çast inkoshience politike”.
Po zëmrimi i shprehur nga Buzhala në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan dt.20 tetor në temën “Sherri i mediave Shqipëri-Kosovë” zë fill thellë në 100 vjet histori dheku me “ankth” numëron një mori pazotësishëtë Shqipërisë,kundrejt shqiptarëve dhe trevës së Kosovës. Madje shprehet, sidoqë pa i peshuar mirë historikisht dhe politikishtmundësitë e Shtetit Shqiptar,“përse Shteti Shqiptar nuk bëri asnjë akt politik për të liruar Kosovën.” “Ushtarak” shtyn Babaramo, po Fevziu replikon, “kufiri do kishte shkuar në Shkumbin!”
Së pari Shqipëria është vendi ku “bukës i thonë bukë dhe ujit ujë”dhe përfshin gjithë territoret ku jetojnë kompakt shqiptarët.Sipas ndarjes adminstrative osmane këto territore përfshiheshin katër vilajete për të cilat Lidhja e Prizrenit më 1878 shpalli autonominë, dheKuvendi i Vlorës më 1912 pavarësinë. Dy ngjarje kulmore kombëtare. Po më 1913 Fuqitë e Mëdha me Konferencën e Ambasadorëve i shkëputën Shqipërisë dhunshëm dy të tretat e territoreve dhe të popullsisë dhe ia kaluan sllavëve dhe grekëve pushtues. Njohën vetëm Shqipërinë e cunguar që njohim sot me 28 mijë km2 që konsiderohetsi Shqipëri e 1913-ës. Megjithatë për herë të parë pas 500 vitesh u bë i mundur krijimi i shtetit shqiptar, një sukses dhe një bazë e domosdoshme dhe për të mbajtë gjallë frymën dhe çështjen e çlirimit kombëtar dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit për shqiptarët në Ballkan. Kuptojmë që luftat e mëdha për liri, vullneti shqiptar për bashkim kombëtar,u frenuan nga forca e ushtrive sllave, greke, bullgare dhe forca e vendimeve të fuqive të Mëdha. Kapacitetet shqiptare nuk mund të ishin aq të fuqishme sa ti kundërviheshin edhe fqinjëve agresivë edhe vendimeve dhunuese të Fuqive të Mëdha. Ky faktna bën të fusim mendjen në punë, e nxjerr jo të peshuar pretendimin e Buzhalës se“përse Shteti Shqiptar gjatë 100 viteve nuk bëri asnjë akt politik për të liruar Kosovën.”U desht të kalonin rreth 100 vite dhe të vinte çasti i duhur historik,shansi i dytë. Qe viti 1999 kur më 17 shkurt 2008 erdh akti politik real shpallja e Pavarësisë së Kosovës, fitorja e dytë e madhe e shqiptarëve. A mos duhet të bëjnë tani Shqipëria dhe Kosova bashkë një akt politik kundër Serbisë që nënkupton pretendimin për të liruar Luginën e Preshevës, kundër Greqisë për Çamërinë dhe kundër Malit të zi dhe Maqedonisë për territoret tjera?Nga këto pretendime“historike“dhe arsyetime të tjera që i dëgjojmë më tejprej Buzhalësdelisaktë konstatimi i të ftuarit tjetër Ekrem Kryeziut, i dënuar me burg si ideator i levizjes së ’81-shit me Ukshin Hotin, etj. që “ne nuk e kemi shkruar ende historinë e përbashkët.”Krejt e vërtetë, po jo vetëm kaq, në hapsirat tona kemi dy, apo katër histori, të paraqitura në dy këndvështime, ajo e nacionalistëve dhe ajo e komunistëve deri më1990, ndarje që vazhdon ende sot. Në Kosovë pikëpamja shqiptare përfshin si deformim dhe këndvështrimin e imponuar serb për periudhën pas 1912-ës, deri në v.1945me një interval shkëputjeje për periudhën e pushtimit italian dhe pikëpamjen komuniste dhe jugosllavo titiste deri në v 1999 dhe ca histori që i sajojmë me mendjen tone, të gjitha këto kthehen në një terren diversioni, na trazojnë mendjet dhe mbajnë në këmbë një mjedis konfiktualpërçarës mes nesh.
Të përcaktojmë një herë e mirë vlerat e një koncepti politik, termit nacionalist që merr konotacion negativ dhe nga B.Buzhala kur përmend VV, për shqiptarët nuk ka kurrfarë konotacioni negativsepsenuk shpreh asnjë pikëpamje shovene po veç synon lirimin e trojeve të pushtuara me luftë nga fqinjët agresivë dhe bashkimin natyrshëm në një shtet. Sot kjo kërkohet të bëhet me mjete politike paqësore.
Pas krijimit të shtetit të dytë të pavarur shqiptar atij të Kosovës, pakshqiptarë po përpiqen të shkojnë kundër rrymës së historisë. Nuk dihet se nga u vjen ky vrull përçarës dhe denatyrues kundër shqiptarëve aq sa tua ndryshojnë shqiptarëve të Kosovës kombin shqiptar me një tjetër “komb”kosovar dhe të ngulin këmbë për shtet të Kosovës të ndarë përfundimisht nga Shteti Shqiptar. Kërkojnë tjetërsimin absolut të shqiptarëve njëri nga tjetri në pikëpamje kombëtare dhe ndarjen absolute në pikpëamje shtetërore. Mundohen më dy llafe shpërfillësedhe i paraqesin si “të tejkaluara” synimet e Lidhjes së Prizrenit, dhe të pasues së saj Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe të Luftës së UÇK për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, të paraqesin si të kotë gjakun e derdhur lumë në shekujn për liri dhe bashkim kombëtar. Pasi kanë hequr dorë nga vetëvetjadhe “arsyet përse i dinëata vetë ”, përpiqen ti rroposintë gjithë shqiptarët në humnerën e veçimit, shkapërdarjes dhe të shkatërrimit. Qemë të ndarë prandaj qemë të dobët, tash që mund të bashkohemi na shtyjnë në humnerëpër të mos u bashkuar kurr dhe mbetur të coptuar në dy shtete tejet të vogla dhe territore tjera shqiptare poashtu të vogla jasht tyre, për të mbetur gjithnjë kafshata të vogla për fqinjët rreth e rrotull. Ne duhet të kapim momentin e bashkimit që nuk vjen çdo ditë në histori. Vetëm ata që janë thellësisht naivë, ose të hutuar mendojnë se ka vetëm kohë me diell për shqiptarët. Mjaftuan zgjedhjet në SHBA, një emër tjetër për president dhe në botë u vu në dyshim gjeopolitika aktuale botërore, do thotë se asnjë politikë nuk ka vazhdimësi linearesi kjo që ka favorizuar shqiptarët këto vite, gjithçka ndryshon, prandaj është momenti për bashkimin që është më i domosdoshëm se kurrë.Bashkimi Kombëtar grumbullon energjitë tona në përballje mefqinjët agresivë, ndërsa aleancat me miqtë tanë janë pjesë e gjeostraegjisë. A ka njeri që nuk e kupton se bashkimi është plotësisht në interesin e shqiptarëve ndërsa në të kundërt copëzimi I shqiptarëve është në interesin e serbëve, të Serbisë dhe fqinjëve të tjerë ?
Ataqë bashkë me sajimin e një kombi tjetër kërkojnë edhe përjetësimin e dy shteteve shqiptare të veçuar nga njëri tjetri, esido që të arsyetojnë,kërkojnë copëzimin e së tërës në pjesë, coptimin e shqiptarëve dhe kjoi shërben direkt politikës gjithmonë agresive serbe etj..A mos rastësisht dhe për “sport” Serbia, Bjellorusia dhe Rusia bashkohen e përgatiten për luftën që është pas dere dhe po kryejnë në kufi manovrat ushtarake të emërtuar “Vëllezërit Sllavë”,po cilin kërcënojnë së parikëta “vëllezër” përveçse Kosovës? Po Greqia me armatim të rëndë me tanket më moderne që po e kërcënon Shqipërinë, përse e bën? E ndërkohë dikush po i nxit me ankth vëllezërit shqiptarë që të ndahen, sipas parimit ”ndarja bën fuqinë!?”.Kush do ti mbrojë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë trojet tona po nuk mbrojtën veten më parë, NATO? Po cili do jetë funksioni i sajënesër, pasnesër kurpresidenti i zgjedhur i SHBA shqetësoi shtetet e BE kur e quajti NATON të vjetëruar dhe vuri në dyshim nëse do ndërhyjë për të mbrojtur çdo anëtarë të Aleancës që sulmohet nga një fuqi jasht NATOS?
Në kohën e këtyre shqetësimeve kaq të mëdha, çfar bëjnë shqiptarët e “dy anëve të Drinit”?Një pjesë përpiqen. Po disa të tjerëpërpiqen duke bërë cirkme veten, me njëri tjetrin, dhe duke dhënë gjykimenaïve për identitetin,dhe lëmsh gjykime për faktet dhe historinë.
Ekrem Kryeziu e ndjen rrezikun e keqkuptimevenga historiandër shqiptarë dhedebatin e ngritur në mes shqiptarëve e quan“si një stuhi në gotë” tësajuar nga një grusht njerëzish duke lenë të kuptohet se shqiptarët janë një.Po B.Buzhala nuk është krejt dakord me Kryeziun dhe paraqet “keqkuptime të rëndësishme” socologjike në mes shqiptarëve “të të dy anëve të Drinit”, dhe ne presim me tension për çfar po flet ai, më pas buzëqeshim nga sa pak shqetësohet ai, sae quajmë moskuptim kapriçioz! Ja si e shpreh: “Sa herë më është dashur të ndalem në Shqipëri, në plazh, apo kudo, më thonë je kosovar, unë u përgjigjem po jam kosovar. Pastaj më thonë se pse thua se je kosovar, por unë u përgjigjem ti po më quan kështu”. Po fakti që Beratit dhe të tjerëve nga Shqipëria e mbetur jasht kufinjëve të 1913 ës,shqiptarët e Shqipërisë së 1913-ës i bëjnë “pyetjen-vërejtje”: “përse thua se je Kosovar”, duket sikurprisnin nga shqiptari Berat që tu thoshte që është nga Prishtina apo një qytete a fshat cilido i Kosovës, që duan ti njohin edhe më thellë.E dyta, asnjë shqiptarnuk ka pse shmang nga bisedat përcaktimet e nderuara krahinore të cilave i përkasin shqiptarët, pra as përcaktimin krahinor “kosovar” që është kënaqësi ta thuash me plot gojën kur është rasti për të folë për krahinën, apo shtetësinë e Shtetit të Kosovës, a gjithçka tjetër. Shqiptarët nga të gjitha krahinat e nderuara shqiptare përbëjnë kombin shqiptar. Po ështëvetë Buzhala që e kupton dhe sqaron situatëndhe e redukton si të kotë dhe tendencioz shqetësimin e vet kur flet përÇamërinë dhe në atë rast nënkupton dhe Kosovën si rajon: “Sigurisht, është rajon. Unë kur shkoj në Perëndim, nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje ta quaj veten kosovar. Unë them jam shqiptar. Por kur shkoj në Amerikë unë u them jam europian”. Shprehet qartë, jam shqiptar nga kombësia, në Amerikë europian si territor gjeografik. Dhe më tej shpehet me forcë: “na nuk po dona me ndrru kombësi, unë jam shqiptar, na jena shqiptarë. Po në dy shtete të pavarura”. Jo me na thanë ne se duem me ba komb të ri. Jo! Kombi jonë asht shqiptar. Kur dikush ia kujton se kjo ide është hapë nga disa shqiptarë të Kosovës ai reagoi:“a vetëm për një Nexhmedin Spahi a?”Do donim të ishte kështu po nuk është vetëm një, është një grup sidoqë i vogël shqiptarësh të Kosovës që djallëzisht “po duan” të ndrrojnë kombësinë dhe janë lëshuar agresivisht kundër ndërgjegjes kombëtare shqiptare, për ta shpërbërë atë. U kërkojnë shqiptarëve të Kosovës të shkulin nga gjokset ndërgjegjegjen e tyre kombëtare shqiptare të formësuar gjatë shekujve dhe të ngulitur thellë, për të marrë një tjetër kombësi të sajuar aty për aty, atë kosovare”.
Halil Matoshi më 25 qershor 2015 me një letër të hapur demagogjike u kërkon drejtuesve të Shtetit të Kosovës të krijojnë një komb tjetër politik të pa dëgjuar dhe për të bërë lëmsh përcaktimet mashtron pa turpësisht duke e konsideruar si politik kombin shqiptar. Kombin shqiptar të mbruajtur në shekuj historie ku shqiptarët e Kosovës janë palc e tij.U adresohet presidentes së Republikës, Atifete Jahjga, kryeministrit Isa Mustafa, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi: “…ju jeni pengje të kombit unik shqiptar, i cili ekziston vetëm si prononcim politik! Si është e mundur që shtetin-komb, të cilin e drejtoni, ta cilësoni si shtet pa komb dhe a e kuptoni ju se nëse një shtet s’ka komb që i jep besnikëri, ai shtet zhbëhet?”Edhe një fëmijë, edhe Matoshi e di se një komb mund të shtrihet në disa shtete, dhe shtetet të rrinë në këmbë, kështu kombi shqiptar është shtrirë në disa shtete në Ballkan.Po “kalorësi”i këtyre aventurave,shkon shumë më larg kurlëshonkëtë paralele të pa besueshme që: “serbet thonë ende: “Kosova – krahina jugore e Serbisë”. “Ndërsa disa shqiptarë, si neoenveristat e VV-së (e ndër ta edhe nji Bushatli) po thonë: “Kosova krahinë e Shqipnisë”,.. dhe vazhdon: “ata vazhdojnë të fyejnë atdheun e vetëm të kosovarëve, sepse po e ndjejnë tek fryn uragani i quajtur Republika e Kosovës! A ban gra e burra me na lanë rahat në lirinë dhe hallet tona?” përfundon ai. Pra sipas H.Matoshitpër shqiptarët dhe shtetin e Kosovës “të kqinjë” janë njëlloj serbët dhe shqiptarët. Paralele “gjigande” e Matoshit! Përveç tij e do shokëve të tijë, sa vetë e shohin të pa dyshimtështetin serb që e kanë pasë mbi kurriz për 100 vite si shtet pushtues, shfrytëzues dhe vrasës kriminel? A mos shohin me të njëjtin sy dyshimi dhe vëllaun e vet shqiptar “matanë Drinit” dhe shtetin shqiptartë 1913-ës që është djegë e përcëlluar edhe ai si prej serbo sllavëve edhe prej grekëve? Mor H.Matoshi a thua qenë neoenverisa Isa Boletini, Hasan Prishtina e të tjerë deri dhe luftëtarët e viteve 90, luftëtarët e UÇK dhe të tjerë që luftuan në Kosovë për lirimin e saj, luftuan për bashkimin me Shqipërinë, për Shqipërinë e Bashkuar të cilën e quanin Atdheun e vet? Kosova është krahina e nderuar, dhe shtet i pavarur sot,ashtu si Shqipëria e 1913-ës, ndërsa Shqipëria është një, Shqipëria Etnike, Atdheu i të gjithëve, edhe i shqiptarëve të Shqipërisë së 1913-ës dhe i shqiptarëve të Shtetit të Kosovës dhe i shqiptarëve të trevave të tjera dhe i atyre që janë shpërndarë nëpër botë në emigracion. Sidoqë je brënda së drejtës demokratike për të shprehur mendimet, a ban ti H.Matoshi me braktisë demagogjinë që e përdor pa kursim? ”Ke kohën me i lanë shqiptarët rahat në liri për ti zgjidhur gjithë së bashku problemet “dhe dije se nuk pyet më për gogla vrulli shqiptar i bashkimit të gjithë shqiptarëve.























