Gazetari australian John Pilegarka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe bombardimi i Serbisë ishte për shkak të interesave ekonomike të BE-së dhe të SHBA-së.
Pilegar në analizën e tij të botuar në “Asia Time” shokon në fjalët e tiuj, duke akuzuar SHBA-në dhe BE-në për fashizëm, njëjtë sikundër akuzon Rusia shtetet perëndimore, shkruan Express.
Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë as që kishte të bëntë me genocidin e kryer kundër popullatës civile.
“Në marrëveshjen e Rambujesë u përfshi edhe Aneksi B që ishte një ankes sekret, e që u fut nga delegacioni amerikan, në ditën e fundit. Ky aneks kërkoi pushtimin ushtarak të të gjithë Jugosllavisë që do të hapte terrnin për zbatimin e një “ekonomike të tregut të lirë” dhe privatizimin e të gjitha aseteve të Qeverisë. Asnjë shtet sovran nuk mund ta nënshkruante një gjë të tillë. Ata që nuk e nënshkruan u ndëshkuan në shpejtësi: Bombat e NATO-s ranë në një vend të pambrojtur”, ka shkruar Pilger në analizën e botuar në “Asia Times”.
Sipas Pilegar, prapa gënjeshtrës se në Kosovë u ndërhy për genocid, qëndron një arsye tjetër.
Jugosllavia ishte një federatë unike dhe e pavarur, shumë etnike që kishte shërbyer si një urë politike dhe ekonomike në Luftën e Ftohtë. Shumica e aseteve dhe pordhimit ishin në pronësi publike.
Kjo nuk ishte e pranueshme për politikat zgjeruese të Bashkimit Evropian, vecanërisht për Gjermaninë, e cila kishte filluar të rrisë interesimin për të hyrë në tregun e provincave jugsollave si Kroacia dhe Sllovenia”, shkruan Pilger.
Gazetari në fjalë njihet për qëndrimet e tij shpesh edhe tendencioze kundër SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
















