Përmes një reagimi për media AGK thekson se është mjaft shqetësues fakti se shumica e rasteve të vrasjeve të gazetarëve tashmë janë mbyllur, siç u shpjegua gjatë konferencës nga Shefja e EULEX në Kosovë.
“Megjithatë, ne i ftojmë të gjitha institucionet përkatëse që të mos ndërprenë hetimet derisa të gjitha këto raste të zgjedhen – pasi se kurrë nuk është vonë për drejtësi. Ne përkushtohemi që të punojmë bashkë dhe të kemi nisma të përbashkëta në kërkimin tonë për drejtësi dhe procedim më efektiv të të gjitha rasteve eventuale që ndërlidhen me gazetarët në të ardhmen”, thuhet në reagimin e dërguar nga AGK-ja.






















