Sipas burimeve të kësaj gazete paratë janë shpërndarë nga Petre Shilegov, Gjylimsere Kasapi, deputete e partisë në zonën zgjedhore numër 6.
Vecer shkruan se vlera e një vote në Tearcë ka arritur deri në 2000 euro.
Burimet e gazetës gjithashtu pohojnë se Muhamed Zekiri ka kontaktuar banditët e Tetovës për të dalë në Teren, për të ndihmuar LSDM-në. Zgjedhjet në këtë qendër votimi pritet të përcaktojnë edhe fatin e qeverisë së ardhshme në Maqedoni. Gjasat janë që opozita merr një tjetër mandat duke u barazuar me partinë e Gruevskit, megjithatë duhet pritur dita e nesërme. Policia ndërkohë ka shtuar masat e sigurisë në këtë zonë për të mos lejuar trazirat e mundshme gjatë procesit zgjedhor.






















