Mediat austriake kanë shkruar rreth situatës politike në Maqedoni.
Ata shkruajnë se gjendja është si në Ukrainë ku u largua nga vendi qeveria pro-ruse.
“Një skenar ukrainas nuk është i pamundur edhe në Maqedoni, ku mund të ndërhynin edhe shtetet tjera në konfilkt.
Mbi të gjitha Shqipëria, sepse 25 përqind e popullatës në Maqedoni e përbëjnë shqiptarët, që prej kohësh ndjehen si qytetarë të klasës së dytë,” shkruan mes tjerash krone.at.
Kjo gazetë e cila është gazeta më e shitur në Austri në përgjithësi kritikohet për shkrimet e saj kontraversale.















