Në “Film City”, Biden së bashku me familjen e tij pritet që të takoj përfaqësuesit e shoqërisë civile .
Pas këtij takimi, Biden së bashku me familjen e tij do të niset drejt kampit të ushtrisë amerikane “ Bondsteel”, ku edhe do të bëhet emërimi i rrugës me emrin e djalit të ndjerë të nënpresidentit, Beau Biden.
Ndryshe, Beau Biden, kishte punuar në Kosovë në vitin 1998-99 pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE).
























