Sipas deputetit të LDK-së, Arben Gashi, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme mbart me vete një potencial të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve.
“Mendoj se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, sepse ka potencial jashtëzakonisht të madh për konflikt dhe përplasje mes grupeve. Potencialisht do të kishim një grup potencial dhune që është PDK dhe këto palët tjerat, pastaj normalisht që do të reagonin me elemente të forcës dhe kjo mendoj se do të ishte shumë e rrezikshme për vendin”, shprehet Gashi, transmeton Telegraf.
Për t’u ikur ngjarjeve të dhunshme, ai sugjeron formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
“Në situatën në të cilën jemi, zgjidhja më e mirë është zgjidhja kushtetuese dhe juridike dhe formimi sa më shpejtë i institucioneve”, ka thënë ai.
Sa i përket negociatave të koalicionit LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosjen, Arben Gashi, thotë se kjo e fundit duhet të shihet si partner strategjik nga partia e tij, por jo me çdo kusht.
“E konsideroj partner strategjik, po duhet parë edhe sjelljen dhe koston politike. Unë gjithmonë e kam konsideruar Vetëvendosjen partner strategjik, edhe në kohën kur të gjithë e konsideronin si armik. Por, duhet të jemi të kujdesshëm me ambiciet politike dhe mënyrën se si sillet Vetëvendosja dhe të tjerët”, thotë Gashi.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















