“Kosova faktikisht ka dështuar që t’i përdorë mekanizmat ndërkombëtar që i kemi pas këtu prej 12 qershorit 99, duke përfshirë UNMIK-un, EULEX-in, OSBE dhe gjitha që kanë funksionuar për 17 vite. Bashkësisë ndërkombëtare është dashur t’i bëhet me dije që ta detyrojë Serbinë që t’i heq urdhër-arrestet për ish-pjesëtarëve të UÇK-së për shkak se janë politikisht të motivuara dhe ka mekanizma tjera ndërkombëtar që mund ta vlerësojnë se eventualisht dikush ka mundur të jetë i involvuar në ndonjë vepër të rënd penale që ka ndodhur gjatë luftës”, është shprehur ai.
Më tej, avokati Gashi thotë se dështimi i politikës ka sjellë deri në arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë, mirëpo kanë qenë edhe raste të tjera kur janë poshtëruar zyrtarët policor duke u arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pjesën e Kosovës, nga xhandarmëria, respektivisht policia serbe.
“Ka pas edhe shumë raste të tjera kur shqiptarët janë kidnapuar dhe janë dërguar në Serbi dhe janë dënuar pas 12 qershorit 99’. Ndërsa të vetme raste që neve na kanë mbetur në mendje janë ato të politikan të lartë; Ndalimi i Hashim Thaçit në Hungari për disa orë, ndalimi i Agim Çekut (si kryeministër) si dhe Ramush Haradinaj në Slloveni. Tre ish-kryeministria të Kosovës janë ndalur me flet-arreste të Serbisë jashtë territorit të Kosovës dhe këta s’kanë bërë asgjë që e njëjta gjë mos t’ju ndodhë të tjerëve”, ka thënë ai.






















