“Deputeti së pari duhet të ruaj tërësinë territoriale të shtetit. Besoj që nënkuptohet se si do të votoja” ka thënë Gashi.
Në lidhje me organizimin e tryezës shkencore për çështjen e demarkacionit, Gashi ka vlerësuar që ka ofruar informacione të reja.
“Mendoj që kanë dalë shumë gjëra të rëndësishme, që as unë si deputet nuk i kam ditur, siç është marrëveshja paraprake e të dy komisioneve për caktimin e kritereve, ku u morr vesh që pala e Malit të Zi ka dhënë propozimet”.
“Shkelja e parë është bërë që nuk kanë marrë parasysh hartat topografike, gjë që ka kaluar tek kriteri kadastral që është i papranueshëm për shkak të kohës kur janë vendosur” ka thënë Gashi.
Deputeti Gashi ka kritika edhe për përbërjen e Komisionit të Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Mendoj që ka qenë një gabim strategjik i Kosovës. Pala malazeze ka qenë e udhëhequr nga një gjeneral, kurse ne kemi pasur udhëheqës një gjeodet”.
“Hartat topografike nuk janë marrë parasysh, ngaqë është thënë që janë të pasakta. Komisioni ka vazhduar me kriterin kadastral, e po të shohim hartat topografike kufiri do te ishte aty ku po pretendon opozita”.