Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një person ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, në zonën e Kombinatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit të sotëm në rrugën e “Qelqit”, tek pallatet ‘Derveni’.
Mësohet se autori i krimit është 29-vjeçari Admir Dervishi, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është arrestuar nga policia. Bashkëshortja e tij I. Dervishi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë në spital dhe mësohet se ajo është qëlluar me armën e shërbimit nga bashkëshorti.
Sipas policisë vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie.















