Brovina preferoi që t’u bashkëngjitet ulëseve të deputetëve të pavarur Shaip Muja, Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Ramiz Kelmendi.
Ish -shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së sot ka dashur të pajtohet me Brovinën duke e përqafuar atë pak para se të fillojë seanca.
Por përqafimet e Grabovcit duken mos të jenë të mirëseardhura për Brovinën pasi që në filmimin që ka kapur kamera e KosovaPress shihet se si ajo ia shtyn dorën atij sikur mos të dojë që ta përqafojë.
E në këtë moment nuk e ka lënë pa marrë pjesë edhe deputetja Ganimete Musliu. Madje në fytyrën e saj shihet ajo teksa mundohet që t’i pajtojë Grabovcin me Brovinën.
https://www.youtube.com/watch?v=HswZXvAgjVg?feature=oembed&w=640&h=360
























