Gani Geci duke folur për vizitën tek Haradinaj, tregoi për Gazetën Express, se kjo ndodhi pasi ishte vetë ish-kryeministri kosovar i pari që vizitoi familjen Geci në Llaushë të Skenderajt, me t’u kthyer nga Franca.
Por, sipas Gecit kjo nuk do të thotë se takimi ka pasur karakter politik, pasi i njëjti thotë se ai dhe vëllezërit e tij do të vazhdojnë të jenë pjesë e LDK’së, përkundër mospajtimeve me udhëheqësit aktual.
“Nuk do të thotë që do të presim gjithmonë margjinalizmin që po na bënë kryesia e LDK’së, por ne do të vazhdojmë të jemi anëtarë të saj”, ka thënë Geci.
Fotografi të vëllezërve Gecaj me Haradinajt kanë qarkulluar në media të martën gjatë gjithë ditës.
























