Qytetarët rusë besojnë se Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën. Ky fakt është bërë i ditur nga një hulumtim i organizatës VCIOM. Drejtori i VCIOM dhe sociologu Valery Fyodorov shprehet se një qëndrim i tillë është rritur sidomos kohët e fundit, pas zbutjes së qeverisë serbe në raport me Kosovën. Sipas tij, ky besim është rritur akoma dhe më tej pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit mes Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçit. “Në kohët e Bashkimit Sovjetik e drejta e kombeve për vetëvendosje deri në shkëputje ishte e shenjtë. Në vitet 1991-1992, njohja e kësaj të drejte ka çuar në rënien e Bashkimit Sovjetik, që ka krijuar një traumë të rëndë për shoqërinë tonë. Për më tepër filloi Çeçenia, e cila çoi në integritetin territorial të Rusisë. Dhe nga atëherë te opinioni e drejta e kombeve për vetëvendosje filloi të diskreditohej”, thotë ai, transmeton lajmi.net. Megjithatë, sipas Fyodorov në Serbi tani kanë ndodhur zhvillime interesante, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe pas disa reagimeve nga Serbia, për tradhti nga ana e Rusisë dhe Kinës, të cilat padyshim se do të përmbahen nga bllokimi vendimit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















