Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të kryejë ditën e hënë, vizitën e tij të parë në Shqipëri, pas marrjes së statusit të vendit kandidat, që pritet të jetë dhe e fundit për të.
Në fund të muajit tetor, posti i Komisionerit për Zgjerim do të shkrihet, ndaj dhe vizita e Fyles ditën e hënë, pritet të jetë e fundit e tij në këtë post.
Stefan Fyle i ka ndjekur me mjaft interes zhvillimet në Shqipëri dhe reformat e saj në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Ai ishte ndër të parët që vlerësoi dhënien e statusit për Shqipërinë, duke thënë se vendimi u mor në bazë të progresit të vendit.
“Progresi ka qenë konkret. Ky është gjithashtu një inkurajim për ta përgatitur Shqipërinë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit”, tha Fyle për marrjen e statusit.
Ndërkohë ditën e hënë, do të zhvillohet takimi i katërt i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri, ku pritet që Fyle të marrë pjesë me ardhjen e tij në Shqipëri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















