Profesorët e së drejtës ndërkombëtare e shohin këtë si rast eklatant i shkeljes së marrëveshjes së Brukselit. Profesori i së drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti thotë se ky është argument shumë i fuqishëm që mund të përdoret nga pala kosovare për të denoncuar palën tjetër para Brukselit zyrtar. Ai thotë se ky rast duhet të skandalizohet.
E, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Kolë Krasniqi, thotë se është e paqartë dhe tejet brengosëse reduktimi gjithnjë e më i shpeshtë i emërtimit dhe pozicionit tonë ndërkombëtar.
https://www.youtube.com/watch?v=ZRTEZ3mMRTc?feature=oembed&w=640&h=360






















