“Lista e pacientëve është shumë e gjatë dhe posa ta pastrojmë hapësirën, do të fillojmë me punë 12 orëshe për t’iu ofruar shërbimin pacientëve që kanë pësuar më së shumti nga mungesa e Koronarografisë”, ka deklaruar Sejdiu për RTK-në.
Por skeptikë janë shprehur sindikalistët e QKUK-së, të cilët kanë thënë se stentat mund të jenë pa afat.
“Prokuroria duhet ta hetoj këtë çështje sepse stentat dhe bateritë e zemrës në vlerë prej 150 mijë eurosh janë porositur, ndonëse aparati i koronarografisë ka qenë jashtë funksionit. Për ato tashmë kemi informacione se janë pa afat”, ka deklaruar Blerim Syla.























