Prishtina Ëeather raporton se masa të ftohta ajrore që do të depërtojnë me vorbullën ciklonike pritet të zbresin temperaturat nën vlera mesatare në fillim të javës së ardhshme. Në fundjavë temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 24C deri në 27C, ndërsa gjatë javës së ardhshme temperaturat do të zbresin në të dy ekstremet, minimalet do të luhaten nga 8C deri në 9C, e ato maksimale do të pësojnë rënie nga 21C, të hënën, deri në 17C nga mesi i javës.
Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 3-11m/s, e nga dita e martë nga veriu 3-5m/s./























