“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, derisa të njëjtat në viset malore do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 22-24 gradë Celsius të shtunën dhe 25-27 gradë Celsius ditën e diele”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
IHMK thekson se do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
“ Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales”, thuhet më tej.






















